TAP instalon në Fier Stacionin e Kompresorëve të gazit, Rama: 250 të punësuar deri në fund të 2018

Stacioni i Kompresorëve të gazit, në Fier është një tjetër vepër madhore e projektit të gazsjellësit TransAdriatik, që siguron zhvillim ekonomik, punësim dhe ardhmëri. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, Rama theksoi se “ky stacion që do të jetë gati për të filluar operimin tregtar në vitin 2020, pritet të arrijë në më shumë se 250 punonjës gjatë këtij viti”. 

Ndërkohë sipas, tij, “janë mbi 100 vende të tjera pune të gjeneruara për kompanitë që bashkëpunojnë me projektin, vende pune të domosdoshme për ecurinë e projektit”.

“Mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase, janë vende të reja pune që janë plotësuar nga punonjës vendas. Kjo sjell ndikim ekonomik, por edhe rritje të kapaciteteve profesionale dhe teknike për ndërtimin e kësaj infrastrukture të jashtëzakonshme, ku kompanitë përfitojnë një vlerë të shtuar nga kjo pikëpamje”, tha Rama. 

Fakte dhe Shifra Kryesore/Stacioni i Kompresorit i TAP në Fier

Sipërfaqja e Stacionit të Kompresorit në Fier: 162,970 m2. (afërsisht sa 25 fusha futbolli)

Siguria
Deri në fund të Prillit 2018, ekipet e punës për ndërtimin e Stacionit (JV Renco-Terna, si dhe nënkontraktorët shqiptarë) treguan një performancë të shkëlqyer përsa i përket sigurisë:

* Totali i orëve të punës = 1,032,883

* Rastet totale të ndihmës së parë (FAC) = 3 (dy pickime bletësh/ 1 gërvishtje në parakrah)

* Totali i Lëndimeve të Regjistruara (LTI, MTPT, KRU) = 0

Kapaciteti i Stacionit të Kompresorit pas përfundimit
* Për fazën fillestare (2020), kapaciteti i sistemit do të furnizojë rreth 10 bcm/v (miliardë metra kub në vit) gaz natyror, i barabartë me konsumin e energjisë të afërsisht shtatë milionë familjeve në Evropë.

* Kapaciteti i gazsjellësit mund të dyfishohet deri në 20 bcm/v (zgjerim në të ardhmen) duke shfrytëzuar të njëjtin tubacion por duke shtuar kapacitet kompresuese.

Teknologjia
* Elementët më të ndërlikuara, nga ana teknike, e Stacionit të Kompresorit janë tre kompresorët dhe turbinat e gazit ("zemra" e stacionit) që janë prodhuar nga SIEMENS.

* Kompresorët janë centrifugalë, të aftë ta ngjeshin gazin deri në 145 bar, nga një presion hyrës prej 59 bar.

* Çdo kompresor vihet në punë nga një turbinë me gaz 11.3 MW e cila përdor si karburant gazin natyror që vjen nga tubacioni.

Funksionimi i Stacionit të Kompresorit
* Kapaciteti i përgjithshëm i tubacionit është i ndryshueshëm, me stacionet që operojnë me zero, një ose dy kompresorë, në varësi të kërkesës për gaz. Stacionet kontrollohen në vend ose në distancë, nga dhoma e ardhshme e kontrollit në Itali.

* Të gjitha komunikimet e sistemit të kontrollit sigurohen nëpërmjet kabllove me fibra optike të vendosur përgjatë gjatësisë së tubacionit.

Materialet e përdorura
* Punime mbi tokë - 320,000 m3 (rreth 17,800 kamionë)

* Kolona guri - 4,687 kolona (57,000 m3)

* Beton - 11,300 m3 (afërsisht 1,300 kamionë)

* Tubacione - 2,115,000 kg

* Kabllo elektrike - 140 km (nga Tirana në Vlorë)

* Kabllo instrumentesh - 190 km (nga Tirana në Shkodër, vajtje-ardhje)

Ecuria e punimeve deri më tani
* Ecuria e përgjithshme e ndërtimit të Stacionit të Kompresorit në Fier = 31%

Kalendari i punimeve (datat kryesore) të Stacionit të Kompresorit

* Fillimi i ndërtimit: 08 Mars 2017

* Përfundimi i ndërtimit: Mars 2019

* Gati për Operim: tre-mujori i katërt i 2019

* Gati për Fillimin e Operimit Tregtar: 2020

Punësimi në Stacionin e Kompresorit (ndërtimi dhe menaxhimi i kantierit)

* Aktualisht janë rreth 210 punëtorë

* Pritet të arrijë në më shumë se 250 punëtorë nga Korriku 2018 deri në vitin 2019.

* 70% e fuqisë punëtore janë vendas.

* Për më tepër, aktivitetet jashtë kantierit por brenda Shqipërisë, si për shembull prodhimi i tubave dhe pajisjeve të çelikut, krijoi më shumë se 100 vende pune në kompani shqiptare në Fier, Tiranë, Elbasan dhe Korçë.

* Nënkontraktorë shqiptarë: Vagalat, Gjoka, Heko, Elmazaj, APM, Albaelettrica dhe Renco.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit