TAP, Shqipëria&Kosova, projekt
në BE për përfitim të përbashkët
Ministritë e dy vendeve kanë paraqitur në KE projektin. Kosova mund të përfitojë nga gazsjellësi TAP deri në dy miliardë metër kub në vit.
BRUKSEL - Ministria e Ekonomisë e Shqipërisë, në bashkëpunim me ministrinë homologe të Kosovës, kanë paraqitur në Komisionin Evropian për Energjinë një projekt për furnizimin me gaz të Kosovës dhe Serbisë Jugore.Kosova mund të përfitojë nga gazsjellësi TAP deri në dy miliardë metër kub në vit. Drejtori i politikave hidrokarbure në ministrinë e Ekonomisë, Stavri Dhima, shprehet për mediat se projekti i pranuar nga Komisioni i Energjisë është pjesë e unazës së gazit të Ballkanit Perëndimor.
Por, sipas tij, studimi i fizibilitetit për këtë projekt do të fillojë pas përfundimit të atij për gazsjellësin Ioniano-Adriatik (IAP), që do të lidhet me gazsjellësin TAP në territorin shqiptar pranë Fierit.
Studimi i fizibilitetit për të dy projektet po financohet nga BERZH.
Për gazsjellësin IAP vlera arrin në 3.5 milionë euro, ndërsa për lidhjen me Kosovën, 1.75 milion euro.
Në total, unaza e transportit të gazit në Ballkanin perëndimor është projektuar për një kapacitet prej pesë miliardë metër kub.
Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia nuk kanë sot ende lidhje me rrjetin evropian të shpërndarjes së gazit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.9%
-
Jo
49.6%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01