Tapeti i humbjes dhe fitores

Tapeti i humbjes dhe fitores

Foto ilustruese

Të dalësh nga selia dhe zyra e partisë, dhe tu flasësh foltoristëve në rrethe apo dhe jashtë vendit (habi e madhe kjo) mbi “fitoret  e dikurshme dhe fitoret e ardhshme”, është gjëja më e lehtë dhe më absurde që mund të bëjë një politikan në pension. Por ajo që bën diferencën sot mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, është tapeti ku ndeshen. I pari nuk e njeh ndeshjen dhe rezultatin e pastër.

I dyti e kërkon dhe ngulmon tek ndeshja e pastër, e barabartë, dhe rezultati real. Zgjedhjet e 32 viteve demokraci në Shqipëri, kanë treguar se, njeriu, politikani, presidenti, kryeministri, dhe ish-lideri që ka prishur zgjedhjet, deformuar dhe vjedhur vota ditën e votimit, dhe ka shpallur “fitoren” edhe ditët kur kërciste dhuna dhe kallashnikovi, është kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Sali Berisha. Ky njeri, nuk ka gjasa të bëjë asnjë reflektim serioz dhe dinjitoz, për çfarë bëri sa ishte me pushtet.

Ky njeri nuk ka gjasa të tregojë me vepra se, është pishmanlluar dhe penduar, se futi vendin në vëllavrasje duke hapur depot e ushtrisë, duke armatosur djemtë e nënave për të vazhduar më pas deri sot, saga e vrasjeve mes tyre. Ky njeri nuk ka gjasa të kërkojë ndjesë publike që shkatërroi partinë e tij, lirinë dhe demokracinë e brishtë të shqiptarëve, duke futur dhe instaluar në politikën mbështetëse, skena dhe forma totalitare drejtimi dhe veprimi. Tapeti i ndeshjes elektorale mes tij dhe Edi Ramës, po afron. Po afron dita dhe data kur partia e tij e shpërfytyruar, do të ndeshet në zgjedhjet e lira dhe të ndershme me partinë e veprave dhe premtimeve të mbajtura.

Atje do të duket “zemërata popullore”, atje do të duken “mbështetësit dixhitalë të ish-liderit” dhe mbështetësit realë të kryeministrit. Atje do të bëhen bilancet. Tapeti i zgjedhjeve të lira, ai do të përcaktojë në mënyrë definitive, rolin por dhe fatin e Sali Berishës. Ajo ditë e bekuar, do të tregojë sinqeritetin apo hipokrizinë e njeriut që iku, dhe u rikthye nga frika e ndëshkimit në politikë. Sot ai po mbush ekranet dhe portalet me profka dhe premtime, që as mongolët e largët nuk do t’ja besonin, dhe kjo për faktin sepse kërkon të rikonfirmohet si “lider i përjetshëm”.

Tapeti i zgjedhjeve të lira, pranimi i rezultatit dhe jo kundërshtimi i tij, janë tipare të një politikani europian, dhe burri shteti. Këtë gjë kurrë nuk e ka bërë Sali Berisha, edhe pse i ka vjedhur votat, edhe pse e ka rrahur mes sheshit “Skenderbej” opozitën, edhe pse duhej të ndihej fajtor për shkatërrimin e shtetit nga themelet, por kërkon sërish …..pushtetin. Kaq duhet të dinë ata që sot janë 25 vjeçarë (të lindur mes krismave të kallashit në 1997) dhe të votojnë kundër atij, që kërkon sërish tu rrëmbejë rininë, lirinë, forcën dhe demokracinë. E ardhmja e shqiptarëve  është drejt Europës, dhe nuk ka se si kalon nga partia e “parave ruse”, ndaj zoti Berisha, ki durim, dhe prit, sa tapeti i ndeshjes të jetë gati. Data po afron…

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • David: 19/09/2022 22:40

    Hipokrizia tek realizmi ramist nuk njeh kufij me. Tashme megahajduti zgjedhor Rama kurorezohet si kampion i pastertise. I pastertise duke kapur shtetin permes ndyresirave te korruptuara te Metes dhe hijenave te LSIse??? Apo kur i bleu me pas po Metes asetet e korrupsionit Naco, Koka, Rehovica &co??? Apo me dhunimin mafioz dhe intimidimin zgjedhor permes patronazhisteve??? Apo me Ballet, Doshet, Frroket, Qifet, Gjiknuret, Shametet, Manjat dhe gjithe ushtrine spiropaliste te korrupsionit zgjedhor ne ujdi me krimin e organizuar??? Apo me skuthin ne krye te KQZ kunatin e shokut te.ngushte Mediu??? Goxha guxim te identifikosh si pasterti gjirizin me te ndyre dhe te zi te epokes ku jetojme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë