Ndryshimet në ligjin për funksionimin e ALUIZNI-t shtojnë numrin e drejtorive rajonale për një sërë qarqesh. Kështu, nëse në Tiranë, sipas ligjit ekzistues, kishte një drejtori rajonale dhe një sërë zyrash, ligji i ri parashikon që të ketë katër drejtori rajonale, të cilat do t'i kenë të ndara specifikisht dosjet me të cilat do të merren. Projektligji parashikon tri drejtori të reja në qarkun e Vlorës, dy në Elbasan, tri në Fier, dy në Durrës, dy në Korçë, etj. dhe një sërë drejtorish të tjera në disa qytete në vend.
Sipas ALUIZNI-t, pasi të kryhet pagesa e detyrueshme për procesin e legalizimeve, ky institucion do të pajisë me lejen përkatëse qytetarin e interesuar brenda një periudhe prej vetëm 48 orësh. Agjencia e Legalizimeve ka vendosur si objektiv që procesi i legalizimit të përmbyllet brenda vitit 2013.
Listen me emra mund ti gjeni sot ne gazeten Shqiptarja.com KLIKONI KETU
(sg/shqiptarja.com)