Tare: Ku shkoi fondi 2 mln
dollarë dhënë muzeut

Tare: Ku shkoi fondi 2 mln<br />dollarë dhënë muzeut
Edhe pse mozaiku “Shqipëria” është lënë në mëshirë të fatit, mësojmë se nuk ka qenë vetëm 1.5 milionë lekët e deklaruara zyrtarisht nga Ministria e Kulturës në shërbim të konservimit dhe restaurimit të mozaikut. Sipas deputetit të PS-së, Auron Tare, anëtar i shoqatës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, Muzeut Historik Kombëtar i janë dhënë fonde nga Organizata për Zhvillim (UNDP), dhënë nga qeveria spanjolle për restaurimin dhe ruajtjen e veprave muzeale.

Auron Tare i drejtohet në reagimin e tij ministrit të Kulturës, zoti Aldo Bumçi, se ku ka shkuar kjo shumë që nuk mundën dot as të restauronin si duhet Mozaikun në ballë të tij. Tare shprehet se “Mozaiku më i madh në Shqipëri realizuar në Fasadën e Muzeumit Kombëtar-vepër unikale e artistëve shqiptare- filloi të rrëzohet mbrëmjen e pardjeshme. Shiu i dendur zbuloi papritmas faktin që ky Mozaik ishte lënë në mëshirë të fatit edhe pse gjendej në mesin e Tiranës. I mbani mend skelat me banderolën e fytyrës së qeshur të Kryeministrit tonë? E para poshtë banderolës që mbulonte fasadën për muaj me radhë skelat ishin ngritur për të restauruar Mozaikun. Ca fonde donatorësh ishin lëvruar, por me sa duket askush nuk vuri dorën në këtë Mozaik.

Një tjetër vepër e Trashëgimisë së Shqiptarëve po dëmtohet rëndë. Kësaj radhe nuk ishin hajdutët që hyjnë për ta prishur. Mozaiku kishte edhe roje, po kishte edhe drejtor që paguhet për ta mbrojtur. Mozaiku po prishet nga indiferenca dhe kusaria e pushteti tonë, i cili nuk po lë gjë pa vjedhur. E mbani mend Ministrin, i cili do të flasë vetëm në datën 23 Qershor? Ministri na tha se Kisha në Shpat ishte në një vend të humbur. Po tani zoti Ministër, çfarë mund të thoni?

Zoti Ministër, a mund të na thoni se ku shkuan paratë e restaurimit të Mozaikut? Po fondi prej 1 milion e 700 mijë dollarë që ka dhënë UNDP për këtë Muze? UNDP sigurisht që duhet të flasë publikisht se ku shkuan paratë e qeverisë spanjolle për Muzeumin Kombëtar pasi nuk është normale që paratë e donatorëve shkojnë për rrush e kumbulla dhe askush të mos mbajë përgjegjësi”.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 23 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren