Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi në një intervistë për faqen “lalaziosiamonoi” i është përgjigjur Igli Tares.
Ish-sulmuesi kuqezi që aktualisht është në pozicionin e Drejtorit Sportiv tek Lazio, deklaroi para pak ditësh se i është ofruar drejtimi i kombëtares së Shqipërisë një vit më parë.
I pyetur sesi janë marrëdhëniet e tij me Taren, De Biasi përgjigjet: “Igli im? Edhe e kam trajnuar. Nuk ka shumë që kemi folur në telefon, ai është gjithmonë pranë kombëtares sonë. Ai është shumë i lumtur për suksesin tonë.”
Pyetjes nëse e shikon Taren në rolin e trajnerit të kombëtares, De Biasi përgjigjet: “Nuk e di, por nëse doni që ta trajnoj thjeshtë më bëni një zë. Unë të marr vendin e tij tek Lazio dhe ai postin tim tek Shqipëria. Do të ishte një shkëmbim i barabartë dhe të dy do të ktheheshim në vendlindjet tona respektove (qesh).”
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com