Turizmi/ Tare nga SHBA për Report Tv: Të konkurrojmë fqinjët me produktin shqiptar, të fokusohemi te cilësia! Taksa e karburantit për jahtet, gafë e madhe

Kryetari i Këshillit Shkencor në UNESCO, Auron Tare në një komunikim me Skype nga Boston për Report Tv, tha se Shqipëria për të konkurruar fqinjët duhet të “tërheq” një turist tjetër nga ai që shkon në Greqi apo Turqi, duke kombinuar malin dhe detin, si dhe duke krijuar produktin shqiptar.

“Nuk ka ekip i cili e projekton një fokus të tillë, në përgjithësi cilësia e njerëzve që kanë drejtuar turizmin ka qenë shumë e dobët, nuk e njohin turizmin. Shqipëria duke qenë se ka hyrë e fundit në lojën e turizmin mesdhetar dhe duke qenë se ka fqinj shumë të fuqishme në këtë sektor, duhet të fokusohet te turizmi i edukuar, kulturor, natyror dhe rural. Duke ofruar një produkt turistik të kombinuar, midis malit dhe detit, duke tërhequr një turist tjetër nga ai që shkon në Greqi dhe Turqi. Ne kemi një natyrë shumë të bukur, mund të krijojmë produktin tonë, atë shqiptar. Jo për resortet, por një turizëm aktiv. Për mendimin tim duhet të fokusohemi te turizmin rural.”, tha ai.

Tare tha se sipas tij ajo çka ka bërë të “çalojë” turizmin shqiptar është fakti se fokusohemi tek sasia dhe jo tek cilësia e turistëve, gjë që është një koncept i gabuar. Ai ka shtuar gjatë fjalës së tij në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu se ekipet drejtuese të turizmit në vendin tonë janë të cilësisë së dobët.

“Unë këmbëngul që shifrat nuk janë tregues i cilësisë së turizmit. Çdo ministër turizmi, “krenohet” se janë futur më shumë turistë se viti paraardhës. Ky është koncept i gabuar, kush njeh turizmin e di që shifrat nuk janë tregues. Pra nëse ne kemi pasur më pak turistë, por më të kualifikuar, pra kanë harxhuar më shumë, kjo është një gjë shumë e mirë. “, u shpreh ai.

Kryetrari i Këshillit Shkencor në UNESCO, tha se Këshilli i Ekonomisë ka bërë një gafë të madhe kur la Shqipërinë jashtë hartës, ku jahtet mund të vijnë të marrin karburant pa taksë.

“Edhe gjatë 2022 do të ketë prurje të turizmit lindor, si vitin e kaluar. Fakti që u vendos një taks për jahtet do dëmtojë shumë ekonominë. Mendoj që Komision i Ekonomisë ka bërë një gafë, duke lënë Shqipërinë jashtë listës që jahtet mund të vijnë të marrin karburant pa taksë, duke i bërë ata të shkojnë sërish në Mal të Zi.  Kur Shqipëria luftojë për disa vite për t’ i marr tregun Malit të Zi, tashmë ne po ia dhurojmë sërish atyre.”, u shpreh ai.

Ai tha se Shqipëria duhet të rrisë cilësinë e shërbimeve, pra të trajnojë njerëzit në mënyrë që turistët të krijojnë impakt të mirë që nga taksia që marrin në Aeroport e deri tek eksperienca në resort.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hako: 27/01/2022 18:48

    Zoti Tare eshte shume i zoti per te mbrojtur interesat (e tija).Por me duket se e njeh pak realitetin e turizmit ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Albani: 27/01/2022 17:42

    Ne radhe te pare si operator turistik qe operon prej me shume se 10 vjetesh shpreh indinjate per kto deklarata idjotesh te bera nga z.Tare. Ky na flet per konkurrence ndaj Greqise, Turqise apo Kroacise per nje turizem me atraksion "ndryshe" nga cfare ofrojne fqinjet!!! E di zoti Tare se kto atraksionet "ndryshe", pra turizmi kulturor, natyror dhe rural kto vende e operojne prej me shume se 3 dekadash?? Me termin turist i kualifikuar cfare nenkupton ti zoteri, sepse ne nje bisede me nje menaxheret e Trip advisor zoteria shprehu habine duke mos ditur ti jap nje sens ktij termi, dhe ta garantoj qe jane njerez jashtezakonisht shume me inteligjente se ty dhe shume te kualifikuar ne fushen e turizmit. Ti zoteri qe na flet per njerez qe se njohin turizmin por qe na drejtojne ne fushen e turizmin, skane lidhje fare me menaxhimin turistik sepse gjithcka behet nga operatoret turistike apo nga vete strukturat pritese. Te jap nje informacion ta kesh per kulturen tende, ministrja kroate e turizmit, Brnjac ska fare lidhje me turizmin, pra sipas teje forma menaxheriale e Kroacise eshte per te ardhur keq??!! Qe te kerkosh nje turizem konkurrues "ndryshe" ne rradhe te pare duhet te kesh infrastrukturen e cila eshte me esencialja. Ti ke akoma mor zoteri qytete turistike pa tabela, pa kokerr parkingu, pa zyra informacioni. Meqe na ankohesh pse u taksua karburanti per jahtet,do doja te dija se c'dobi i sjellin turizmit kto jahte?? Si specialist sektori te them vetem dicka, nga te gjitha krocierat qe kane zbarkuar ne Durres, te shume trubmetuarat krociera, e di ti zoti Tare sa ka qene shpenzimi per person nga ajo xhiro neper qytet?? ZERRO, po po ZERRO sepse dhe bidonat e ujit i merrnin me vete nga anija. Pra cfare na duhen jahtet dhe krocierat kur nuk sjellin te ardhura?? Qe te konkurrosh qofte dhe Malin e zi, sepse per Kroacine apo Greqine mos te flasim fare sepse do ishte hipokrizi, duhen shume investime nga shteti, tpakten me esencialet, pastrimi i territorit, tabelat, vendparkimet dhe subvencjonet. Me gjithe respektin zoteri, duke te pare ne shume emisione televizive akoma se kam kuptuar se cfare roli ke dhe pse te japin rendesi, sepse njerez qe flasin ne tym, qe sja kane haberin per fushen qe flasin, sinqerisht si bejne mire administrates se ktij vendi. Perpara se te harxhosh ate pak kohe, nka koha jote e cmuar ne Boston, eja dhe konsultohu me grupet e interesit.

    Përgjigju
  • Lui: 27/01/2022 17:31

    Per atë gafën që thua zoti Tare, u provua dhe nuk dha rendiment. Shqipërisë erdhën dhe i'a morën karburantin pa taksë, dhe asnjë lloj përfitimi nuk u pa. Sigurisht që duhet goxha kohë që të ketë efekt, por besoj që ishte e mjaftueshme që të arrihet në përfundimin se jahtet për momentin nuk i sjellin vendit tonë prosperitet. Jemi akoma në fillimet e njerëzimit. Ne fillimisht duhet të edukohemi që mos të ndotim, pastaj që t'a pastrojmë atë që ndotim e pastaj me kismet të mendojmë për heqjen e taksës për jahtet. Sepse ai pasunari me jaht kur e di dhe e sheh që ambjenti është kudo zhul, ai vjen merr karburantin pa taksë, dhe as nuk zbret fare nga jahti. Dhe në fund jemi ne si vend që kemi humbur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi