/ ATSH / - Mangësitë e vërejtura gjatë sezonit të kaluar turistike kane bërë që përgatitjet per sezonin e ardhshem të nisin që tani. Agjencia e Bregdetit, në një takim me operatorët turistikë në Sarandë, ka bashkëbiseduar mbi korrigjimet e mundshme, ku theksi është vënë te plotësimi me informacion i ciceronëve që shoqërojnë kryesisht grupe me turistë të huaj.
Mungesa e një shkolle specifike për guidat turistike, ka bërë që operatorët t'i paraprijnë sezonit të ardhshëm veror dhe të diskutojnë për mënyrat e rritjes së cilësisë së shërbimit.
Informacioni që u jepet të huajve është i mangët, ndaj dhe nevojitet trajnim i ciceronëve të guidave, u tha ne takim.
"Bashkëbisedimi yne është nisja e një plani për të identifikuar disa nga çështjet kryesore të turizmit, siç është pjesa e shërbimit turistik. Kjo është shumë e rëndësishme kur kemi parasysh që numri i turistëve nga viti në vit po shtohet dhe me këtë rritje duhet të vijë paralel edhe pjesa e shërbimit, pra ngritja e standardit të shërbimit në pjesën e turizmit", u shpreh kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare.
Operatorët turistikë kërkuan që domosdoshmërisht suveniret që tregtohen në Sarandë të kenë vulën përkatëse.
/Shqiptarja.com