TIRANË - Shoqata e eksportuesve kërkon heqjen e tarifës prej 40 eurosh për kalimin në terminalet doganore të Kosovës. Drejtues të kësaj shoqate thanë sot se pavarësisht ankesave në ministrinë e Ekonomisë, nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje.
Ata e kanë quajtur absurd këtë vendim, pasi çon në bllokimin e e eksporteve drejt Kosovës. Vetë kryetari i shoqatës së eksportuesve, z. Alban Zusi, tha se i kanë dërguar shkresa edhe ministrisë së Ekonomisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Zusi tha: “Në datën 1 gusht është ndërmarrë një procedur e re, që krijon kosto të shtuara që i bëjnë të paeksportushme produktet shqiptare. Çdo kamion që vjen nga Shqipëria duhet të shkojë në terminalin e caktuar doganor e aktualisht janë tre.
Kostoja e parë shtesë për një terminal është 40 euro; kostoja e dytë është kostoja e transferimit nga rruga nacionale drejt këtyre parkingjeve. Qeveria e Kosovës i ka ndërmmarrë këto masa për të krijuar barriera e në fakt po i hap rrugë produkteve serbe, të cilat futen pa detyrime, pa asnjë lloj kontrolli,”- theksoi ai.
Ditën e martë, dhjetra drejtues kamionësh kanë protestuar në pikën kufitare të Morinit në zonën neutrale mes Shqipërisë dhe Kosovës duke kërkuar anulimin e këtij vendimi . Njëkohëhësisht, Shoqata e Ekportuesve ka deklaruar se do të vijojë me protesta të tilla deri në zgjidhjen e këtij problemi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com