“Një brezi studentësh (rreth 140,000) i duhet të mbrojë detyrimisht, në institucione private certifikimi, një gjuhë të huaj. E nëse e marrim të mirëqenë që të gjithë do e kalojnë me sukses testimin që herën e parë (por në të vërtetë nuk rezulton kështu!) i thonë 11,200,000 euro (140,000 *80 EUR).
Ose ndryshe 15 miliardë lekë të vjetra. E përse duhen harxhuar kaq shumë para, nëse certifikimi duhet për të ndjekur veç masterin në Shqipëri? A nuk mund ta sigurojë këtë testim departamenti i gjuhëve të huaja, që mund të ketë çdo fakultet, apo vetë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, me kosto shumë më të ulët?
A nuk duhet që përpara se të kërkosh certifikime rrjepëse duhet t’u kesh krijuar kushte, fillimisht nxënësve, e më pas studentëve, për mësimin e një gjuhe të huaj? A është bërë kjo në mënyrë cilësore në të gjitha shkollat e ciklit të ulët, nëntëvjeçar e të mesëm në të gjithë territorin e Shqipërisë?
Certifikimi është vjedhje! Bashkohu me të drejtën, jep kontribut, protesto!
Protestojmë së bashku në 24 janar” njofton në Facebook Lëvizja për Universitetin. Protesta e Lëvizjes për Universitetin në 24 Janar, është vetëm tre ditë para asaj të opozitës, po përpara Kryeministrisë.
d.b/shqiptarja.com







