Tash e gjetëm kush me na i shkund ullinjtë

Tash e gjetëm kush me na i shkund ullinjtë

Noka dhe Salianji

Ky burri që kishim lënë për kafe sot paradite, ishte ngritur herët në Kurbin.

Shtëpia e tij, e vjetër sa Shna Ndou, ndodhet pak më përtej Kishës së Laçit. Është i heshtur, me sytë si dy shkëndija dielli, pak mustakë, me këmishë të bardhë si në verë si në dimër, duket pak i kërrusur sepse është i gjatë…

Emrin nuk dua ta them, se e kam mik, nuk e kisha si këdo që kam shkuar për ta investuar dhe i them ‘fol tani, se po regjistrohesh’.

Lokali ku lamë për kafe kishte në mure dy ekrane të dy televizioneve të ndryshëm. Ai përballë kurbinasit e bënte burrin e ardhur që, herë- herë, të priste bisedën dhe të rudhte ballin për andej nga ekrani. Iu bë sikur e teproi me ndërprerjet e shkurtra dhe në një moment e ndërpreu fare. O ra heshtje, o ma la mua që të them ndonjë gjë.

Por thuajse heshtja u bë më e fortë se fjalët. Ai pastroi pak zërin, lëvizi shpatullat sikur po ngrihej, dhe më thotë:

-Tash po… Tash e gjetëm kush po na i shkund ullinjtë këtë vit!

Kurbinasi ishte ngulur në ekranin ku shfaqeshin lajmet me figurën e deputetëve që vareshin nga kangjelat metalike që rrethojnë selinë e Kuvendit, deri te lavjerrja për në dritaren e selisë.

5 a 6 deputetë të pjesës Foltore të PD, të përjashtuar nga seancat e Kuvendit dhe komisionet, për shkak të sjelljeve të padenja ligjërisht, iu sulën sot ushtarëve dhe zyrtarëve të Gardës që ruanin selinë, hipën mbi hekura dhe nëpër korniza dritaresh, derisa ia dolën të shfaqen të lumtur nëpër dritare. Ishte një pamje e shëmtuar, shumë neveritëse.

Miku im me mua në kafe e kishte parë me një sy tjetër; jo aq keq sa e shikojnë shumë qytetarë si ‘turp për këta’. Jo, ky është i menduar dhe i mençur.

“Tash e gjetëm kush po na i shkund ullinjtë këtë vit”, tha hidhët, duke drejtuar dorën për andej nga ekrani.

Burri ishte mrrol pak teksa shihte burrat varur pantallona nëpër duar të tjetrit përmbi hekurta të mprehta që të mos hyjnë gjallesa të egra.

-Po më duket se këta na duhen vetëm për atë punë, për ullinjtë- tha prapë ai. Dhe nisi ta bëjë si një tregim këtë që tha:

-Kam nja njëzet rrënjë, poshtë në fushë të Laçit- tha. Po kush i vjel këtë vit? Fshatarët, edhe kush ka mbet, nuk të vjen më për të shkundur ullinjtë. Punë e rëndë, duhet të ngjitesh degë më degë, të shqyesh lëkurën… Pa le që tani, edhe po të erdhi dikush, të kërkon vegla moderne për shkundje. Kurrkush nuk hip më në majë të ullirit, të thonë se nuk punojnë më ‘në manual’…, tha burri, si i menduar se si do ta bëjë këtë vjeshtë.

… E mori edhe një herë lugën, s’e mbante mend a e kishte mbaruar kafen, dhe bëri sikur përziente sheqerin. I ishte skuqur fytyra, siç ndodh kur të zë turpi i tjetrit.

I bëra me shenjë kamerierit edhe për një kafe tjetër…

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët

Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët