Të larguarit në mënyrë të padrejtë nga puna nga institucionet shtetërore apo nga bizneset private, që fitojnë gjyqet dhe që përfitojnë pagën më pas për heqjen nga puna do të paguajnë tatim.
Me ndryshimet e reja që ka pësuar ligji për tatimin mbi të ardhurat është parashikuar edhe ky aspekt që është i qartësuar edhe në udhëzimin e fundit të Ministrisë së Financave që plotëson ligjin e ri.
Pra në rast se një punonjës fiton gjyqin dhe punëdhënësi detyrohet të paguajë për të gjithë muajt deri në përfundim të seancave gjyqësore, mbi pagat do të aplikohet një tatim në masën 15%.
Për ta ilustruar me një shembull nëse një punonjës përfiton kompensim 2 milionë lekë, për largimin e padrejtë atij mbi këtë shumë do t’i mbahet tatimi 15% nga ish-punëdhënësi.
“Nëse një individ është larguar nga puna nga punëdhënësi në datën 1 janar 2024, por për shkak të ndjekjes gjyqësore të çështjes ka një vendim të formës së prerë të datës 31 dhjetor 2029 për pagimin e një dëmshpërblimi nga data e largimit nga puna deri në datën e vendimit të gjykatës, apo për një periudhë disavjeçare apo disamujore, punëdhënësi i llogarit individit tatimin mbi këtë dëmshpërblim në masën 15% mbi çdo pagesë që merret, qoftë në mënyrë të menjëhershme, qoftë me këste”, thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Financave.
Nga ky vendim preken dhe punonjësit që shkarkohen padrejtësisht nga administrata, duke qenë se miliona euro paguhen vit pas viti nga buxheti i shtetit për të larguarit nga puna të cilët përfundojnë në gjykatë dhe fitojnë.
Vetëm në vitin e kaluar janë paguar për largimet e padrejta nga puna mbi 1.4 miliardë lekë, ndërsa prej vitit 2015, vlera për këto dëmshpërblime arrijnë deri në mbi 12 miliardë lekë.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
26 Nëntor, 16:22
-
Fatos Çoçoli: Rilindja e pensioneve?
21 Nëntor, 18:45
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor, 18:27
-
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
7 Nëntor, 13:15
-
Qindra portale 'fantazmë' në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë! Duhet një regjistër me çdo të dhënë të tyre
6 Nëntor, 15:29
-
‘Refuzohet minimumi jetik 200 euro i propozuar nga opozita’, Ministria e Financave: Propozimi ishte i paplotë dhe i pastudiuar!
5 Nëntor, 17:19
-
ZYRTARE/ Shtyhet rivlerësimi i pronave, do të bëhet në 2025-ën kur të caktohen çmimet e reja të referencës së pronave në të gjitha bashkitë
5 Nëntor, 13:18
-
Buxheti 8.2 mld € për vitin 2025 prezantohet në komisione, PD mungon! Malaj: Garantojmë investime, rritje ekonomike e ulje borxhi! Alibeaj: Buxhet elektoral, financon PPP jo pensionet
4 Nëntor, 10:30
-
Euro rekord të ri negativ, këmbehet me 98.2 lekë! Buxheti i shtetit ka humbur 120 mln euro këtë vit nga zhvlerësimi i valutave, rrezik edhe për 2025-ën
31 Tetor, 16:06