Kërkojnë shfuqizimin e tatimit për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e opozitës: Paraqisni argumentet deri më 21 maj

Kërkojnë shfuqizimin e tatimit për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e opozitës: Paraqisni argumentet deri më 21 maj

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka pranuar për shqyrtim padinë e opozitës për tatimin e profesioneve të lira. Në njoftimin e siguruar nga Shqiptarja.com të datës 19 prill, thuhet se Kushtetuesja ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në Dhomë Këshillimi, ndërsa gjatë procesit të gjykimit do të thirren edhe palët e interesuara, deputetët e opozitës si edhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave.

Nëse palët kanë argumente të tjera mbi këtë çështje, kanë afat për t’i depozituar deri më datë 21 maj.

Më datë 28 shkurt, 37 deputetë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë depozituan një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke e konsideruar në Kkundërshtim me Kushtetutën. 

Opozita në padinë e bërë kërkon nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e pikës 2 të nenit 24 ku parashikohen fashat 15% dhe 23% e tatimit të profesionistëve të lirë. Si dhe kërkohet shfuqizimi i fjalisë së dytë të germës D të nenit 69 ku përcaktohet tatimi i profesionistë që ofrojnë shërbime profesionale.

Prej 1 janarit të këtij viti profesionistët e lirë që ofrojnë shërbime profesionale (26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione) janë bërë pjesë e taksimit me fasha, dhe nuk trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim.  Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

Për ekspertët tatimi në mënyrë progresive i profesioneve të lira, krijon premisa për korrupsion, shkaktohen diferencime dhe diskriminim midis biznesit që deri në 14 milionë lekë nuk paguan tatim kundrejt një profesionisti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë