Tatimet: 16 mld lekë të ardhurave 
për muajin korrik, vlerë historike!

TIRANË - Muaji Korrik 2014 është shënuar si muaji me rezultatet më të larta në 23 vite në mbledhjen e të ardhurave si dhe me vlerën më të lartë të TVSH-së së rimbursuar ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në rapçortin e saj të përmuajshëm.

Performanca e lartë e Administratës Tatimore paraqitet me mbledhjen në total të mbi 16 miliardë lekë, e cila në raport me planifikimin e mbledhjes së të ardhurave është rreth 10.8% më e lartë ose rreth 1.56 miliardë lekë më shumë. TVSH-ja e rimbursuar gjatë muajit Korrik në vlerën prej rreth 1.5 miliardë lekë, është vlera me e lartë historike e rimbursimit të saj.
 
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar totali i të ardhurave të mbledhura ka qenë 14.4 miliardë lekë, kjo shifër tregon një rritje prej më shumë se 11% ose rreth 1.6 miliardë lekë. 
 
Të ardhurat e mbledhura për muajin Korrik 2014, sipas zërave kryesore:
Nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore janë mbledhur 5.9 miliardë Lekë ose rreth 716 Milionë Lekë më shumë se muaji korrik 2013, duke realizuar një rritje prej 13.75 % më shumë se kjo periudhë e mëparshme.
 
Krahasuar me planifikimin e mbledhjes së të ardhurave kjo shifër është 1.23% më e lartë bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
 
TVSH, janë mbledhur 2.98 miliardë lekë ose rreth 977 milionë lekë më shumë se planifikimi i parashikuar për këtë muaj. E shprehur në % kjo shifër është rreth 49 % më shumë se planifikimi. Krahasuar me Korrik 2014, janë mbledhur rreth 396 milionë lekë apo mbi 15.34% më shumë TVSH. Po kështu, rimbursimi i TVSH-së për muajin Korrik 2014 është rreth 1.5 miliardë lekë, ose rreth 91.5 % më shumë se rimbursimi i muajit Korrik 2013.
 
Tatim mbi Fitimin, gjatë muajit Korrik janë mbledhur 1.43 miliardë lekë, 46.6% më shumë ose rreth 455 milionë lekë më shumë se muaji Korrik 2013. Kundrejt planifikimit të mbledhjes së të ardhurave kjo shifër është 2.17 % më e lartë.
 
Periudha Janar – Korrik 2014 sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve tregon një rritje prej 13.11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një total 101 miliardë ose mbi 11.7 miliardë lekë më shumë.
 
“Totalin e të ardhurave të mbledhura më shumë për këtë periudhë, e përbëjnë më shumë se 1.6 miliardë lekë ose 8.71% më shumë TVSH, rreth 3.17 miliardë lekë ose 33.6% më shumë Tatim mbi Fitimin, rreth 3.3 miliardë lekë më shumë ose 10.17 % më shumë Kontribute të sigurimeve shoqërore, etj”-thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet