Administrata Tatimore arkëtoi 41,3 miliardë lekë të ardhura neto gjatë muajit gusht, duke e mbyllur muajin mbi planin e parashikuar dhe me një rritje dyshifrore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat e mbledhura ishin 0,5 miliardë lekë, ose 1,3% më shumë se plani mujor. Ndërkohë, në raport me gushtin e vitit 2025, arkëtimet u rritën me 4,2 miliardë lekë, ose 11,2%.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e lidh këtë rezultat me përmirësimin e administrimit tatimor dhe masat e marra për rritjen e përmbushjes së detyrimeve nga tatimpaguesit.

Sipas administratës, puna do të vijojë me fokus te rritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, si edhe te përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.