TIRANE- Taksa për përdorimin e truallit shtetëror tashmë do të cilësohet si taksë kombëtare, e si rrjedhojë do të mblidhet nga administrata tatimore e jo nga organet e pushtetit vendor apo ministria e Ekonomisë. Individët që kanë në përdorim trojet e paprivatizuara të ndërtesave dhe personat juridikë tregtarë që kanë përfituar të drejtën e përdorimit të trojeve shtetërore paguajnë taksë mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror në përdorim. Detyrimi për t’u paguar është 10 për qind e vlerës së truallit në përdorim.
Edhe në këtë rast pritet të ndiqet e njëjta skema si me taksën e biznesit të vogël, ku organet tatimore do të luajnë rolin e agjentit; pra që vetëm do të mbledhin këtë taksë e cila më pas do të rishpërndahet për llogari të administratës tatimore qëndrore dhe njësive të pushtetit vendor. Ndryshe nga sa ndodh me taksën e biznesit të vogël, për këtë taksë organet tatimore nuk do të mbajnë një komision.
Personat duhet të paraqitin një deklaratë për çdo muaj, jo më vonë se 15 ditë pas përfundimit të muajit paraardhës për të cilin bëhet deklarimi nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë që kanë në përdorim troje shtetërore.
Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 16.08.2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com