TIRANË- Hotel 'Rogner' në kryeqytet është gjobitur nga tatimoret. Gjatë kontrolleve inspektorët tatimorë konstatuan shkelje duke e gjobitur me 150.000 lekë pasi nuk lëshoi kupon tatimor për një nga klientët e tij. Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe zv. kryeministri Erion Braçe i cili thekson se bizneset e mëdha kanë detyrimin të parat për të nxjerrë kupton e faturë për çdo shitje.

Braçe thotë se inspektorët nuk do të kthehen pas, pavarësisht emrit të biznesit, xhiros, mikut apo klientit.

"Kupon e faturë

për çdo shitje kudo!

Tek të mëdhenjtë së pari!

Ligjshmëria në çdo transaksion është detyrim!

Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq! Asgjë!

Të zbatohet ligji dhe për çdo transaksion të ketë një kupton tatimor apo një faturë tatimore!

Përpjekja e përditshme për ligjshmëri po shkon lart, tek të mëdhenjtë dhe atje do të rrijë!

Çdo ditë!

Pa u kthyer pas nga emrat, xhiroja e madhe, miku apo klienti!

Dua t’i falenderoj inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër për korrektësinë në zbatimin e ligjit!

Tani ligjshmëri tek të gjithë!", shkruan Braçe.