Tatimet nisin kontrolle për nën deklarimin e pagave të punonjësve për kompanitë e sigurimeve, mediat e institucionet e arsimit privat

As ultimatumi i qeverisë, as thirrjet e vazhdueshme të tatimeve dhe as letrat e dërguara nuk kanë rezultuar efektive përballë bizneseve që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve. Mos deklarimi real i pagave thotë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon të mbetet fenomen mjaft shqetësues në profesione dhe sektorë të caktuar. Administrata tatimore njofton ka nisur kontrollet për mos deklarimin real të pagave nga kompanitë e sigurimeve, mediat dhe nga institucionet e arsimit privat. Po ashtu,do kontrollohen edhe të gjitha ato biznese që janë evidentuar me risk në analizën e kryer në fund të dhjetorit 2021, kur doli databassa e pagave, por që nuk patën reagim pozitiv.

“Me përfundimin e punës së njësisë anti-informalitet, nga rezultatet e arritura gjatë këtyre muajve, si dhe analizës së thelluar të Drejtorisë së Riskut në Administratën Tatimore, krahas 2 sektorëve të vlerësuar me risk më parë ai i ndërtimit dhe tregtisë, janë evidentuar me risk për nën-deklarimin e pagave edhe 2 kategori të tjera: 1- Sektori i Shoqërive të  Sigurimeve, Sektori i Mediave dhe Komunikimit dhe Sektori i Institucioneve të Arsimit privat. 2- Tatimpaguesit e evidentuar me risk në iniciativën e dhjetorit 2021, por që nuk patën reagim pozitiv”, thuhet në njoftimin e tatimeve.

Ky hap tatimeve vjen pas analizës së thelluar të kryer nga Drejtoria e Riskut, ku është evidentuar se këto sektorë paraqesin rrezik të lartë për evazion në paga pas sektorit të ndërtimit dhe tregtisë, pasi shumë punonjës deklarohen me rroga minimale, dhe të tjerë nën deklarohen pavarësisht se paguhen mirë.

“Sipas analizave specifike të kryera nga Administrata Tatimore, bazuar në vetë-deklarimin e tatimpaguesve, rezulton se për një numër të lartë punëmarrësish në shumë sektorë është deklaruar paga minimale. Gjithashtu edhe për një pjesë tjetër të punëmarrësve pagat e deklaruara janë ndjeshëm më të ulëta sesa mesatarja e tregut për këto aktivitete”, thuhet në njoftim.

Kjo fazë e dytë e kontrolleve pas përfundimit të fazës së parë në sektori e ndërtimit dhe tregtisë do të shtrihet në të gjithë vendin. Ndërkohë më herët tatimet kanë informuar tatimpaguesit e vlerësuar me risk të lartë, duke dërguar edhe letra të personalizuara në adresë të tyre, me qëllim ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e tyre për deklarimin real të pagave për të formalizuar marrëdhëniet ekonomike mes biznesit dhe punëmarrësve të tyre. Në këtë proces tatimet kërkojnë edhe mbështetjen e qytetarëve për të denoncuar rastet e mos deklarimit real të pagave në mënyrë që rrezikojnë pensionin e tyre në të ardhmen.

Pikërisht për të rritur numrin e denoncimeve nga punonjësit në muajin qershor u hodh për konsultim publik projektligji për ndryshimin e ligjit të procedurave tatimore ku në relacionin e tij thuhej se të gjitha punonjësit që do të denoncojnë pronarët e tyre për shkeljet, do të merren në mbrojtje nga qeveria dhe do të shpërblehen financiarisht. Po ashtu propozohet dyfishim i gjobave për të gjitha bizneset e mëdha, që janë subjekte të TVSH-së dhe të tatimit mbi fitimin, nëse nuk deklaronin pagat reale të punonjësve të tyre.

Ndryshimet e propozuara saktësonin se të gjitha bizneset e mëdha që nuk deklaronin pagat reale të punonjësve do të gjobiteshin me 200% të vlerës së detyrimit dhe të kontributit të papaguar nga 100% që ishte. Ndërsa bizneset e tjera që nuk janë pjesë e TVSH-së dhe Tatimit mbi Fitimit nëse nuk deklarojnë punonjësit, do gjobiten në masën 100% të detyrimit.

Këto ndryshimet ligjore vijnë pas informalitetit të lartë që u zbulua në deklarimin e pagave, pas publikimit të databazave në fund të vitit të kaluar, ku shumë profesione të mirë-paguara deklaroheshin paga minimale. Propozimi vjen si nevojë e situatës reale të mosdeklarimit të punonjësve si dhe fshehjes së pagës reale tek biznesi i madh, pasojat e të cilit reflektohen në mos-mbledhjen e të ardhurave tatimore, thuhej në relacionin e projektligjit.

Të gjitha këto masa vijnë pas skandalit të dhjetorit 2021, ku pas publikimit të databazës së pagave, u zbulua publikisht se me dhjetëra profesione të mirë-paguara, si pedagogë, dekanë, ekonomisë, gazetar e drejtues mediash deklaroheshin me paga minimale ose pagat reale të tyre ishin shumë të larta dhe deklaroheshin më pak. Një nga rastet e denoncuara nga Report TV, kishte të bënte me pedagogët e një universiteti privat që kishin paga 30 mijë lekë, aq sa rojet e punonjësit e krahut.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jaku: 07/08/2022 15:23

    Po keta e kane te qarte misionin. Targeto cdo armik qe flet kunder Rames.

    Përgjigju
  • Kçk: 05/08/2022 14:58

    Tatimet te shkojne te Ceno Klosi ne Angli te verifikojne humbjet e biznesit hahah

    Përgjigju
  • Loni: 05/08/2022 12:52

    PO DATABAZIN E KAN GJITHMON NE DISPOZICION TATIMET , KTO JAN SHOW TE RAMSES DEMEK

    Përgjigju
  • Qytetaru: 05/08/2022 12:16

    Sugjeroj te shkoni te agikons shpk ku te gjithe punonjesit paguhen me evazion fiskal. Mjafton te shihni qe kane makina nderkohe paga e deklaruar eshte 30.000 leke :(

    Përgjigju
    • ALB Patriot: 05/08/2022 12:44

      Shume mire e ke theme, shoku!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja