Tatimet nisin kontrollet në mars për bizneset që nuk deklarojnë pagat e plota, eksperti Gajo: Aksioni të mos i penalizojë, të analizohen faktorët që kanë çuar në mos deklarimin e pagës

Në mars tatimorët do të trokasin në dyert e mbi 10 mijë bizneseve që kanë fshehur deklarimin e pagave reale. Për ekspertin e ekonomisë Albert Gajo aksioni i tatimorëve nuk duhet të penalizojë bizneset. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Gajo tha se krahas kontrollit të analizohen edhe faktorët që kanë çuar në këtë lloj deformimi të deklarimit të pagës, në mënyrë që më pas të eliminohen. Sipas Gajos nëse nuk analizohen faktorët, do të vazhdojmë me të njëjtën situatë dhe të njëjta deformime.

‘Ky lloj aksioni të mos merret si qëllim më vetvete të penalizojë bizneset, por të përdoret për mbledhje informacioni dhe ta përkthejnë në shërbim publik. Krahas kontrollit të analizohen edhe faktorët që kanë çuar në këtë lloj deformimi, në mënyrë që të eliminohen edhe faktorët që ndikojnë në këtë lloj pune. Nuk mund të ndërmarrësh vetëm një aksion policor. Incentivat që kanë bizneset për të shmangur janë shumë të mëdha. Nëse faktorët nuk analizohen, do të vazhdojmë me të njëjtën situatë dhe të njëjtat deformime. Duhet të merremi me shkaqet që janë qoftë në nivel makro, qoftë mikro, mënyrën sesi sistemi i tatimeve i mundëson bizneseve t’i shmangin dhe të kalojnë në një sistem që e kanë më të favorshëm.’- tha Gajo.

Eksperti Gajo tha në studion e Report Tv, për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj se të dhënat e grumbulluara për deklarimin e pagës, duhet që të përdoren për qëllime të dobishme publike. Publikimi i të dhënave personale për mbi 650 mijë qytetarë shqiptarë për ekspertin Gajo tregoi se qeveria ka një dobësi shumë të madhe të sistemit të mbrojtjes së të dhënave personale.

‘Kjo ishte një ngjarje e rëndë që tregon se në Shqipëri nuk ka një siguri kibernetike. Kishim rrjedhje të sistemit të pagave të targave të makinave, patronazhistët, gjë që tregon se kemi një dobësi të madhe të sistemit të mbrojtjes së të dhënave personale dhe e pamundësisë së shtetit për ti përdorur këto për të mira publike. Ajo që tregon tani që qeveria po merr një iniciative për të verifikuar nëse këto paga. Paga është një çështje që negociohet ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. Sistemi i pagave në Shqipëri është i deformuar dhe ne duhet të shkojmë pse ka ndodhur ky deformim. Qeveria kërkon që të vëtërregullohet në një sistem kur qeveria është vetë përgjegjëse. Sistemi jonë ka disa probleme. Kompaninë janë të incentivuara që mos të tregojnë pagat reale si pasojë e tatimit mbi pagën. Shumë profesione që kanë paga të larta, kërkojnë të dalin si individë të pavarur dhe mos të jenë më punonjës, pasi kompanitë nuk paguajnë më pagë, por kalojnë në një sistem tjetër që shmang një pjesë të taksave. Egzistonin këto të dhëna, por pamundësia për t’i përdorur ato si duhet për të gjurmuar se cilët janë personat që nuk deklarojnë të ardhurat. Njerëzit duhet të frikësohet kur blejnë një makinë të shtrenjtë, pa deklaruar burimin e të ardhurave ky lloj deklarimi nuk funksionon. Kjo tregon dobësi. Duhet të sigurojmë të dhënat personale që të përdoren pastaj për qëllime të dobishme publike.’- tha eksperti Gajo.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI