Tatimet shkaktojnë 3.1 mln € dëm me largimet nga puna! 198 punonjës fituan gjyqin kundër tatimeve në 2020

Largimet e padrejta nga puna vijojnë t’i kushtojnë miliona lekë buxhetit të shtetit. KLSH thotë se vetëm nga buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në vitin 2020 janë paguar 377 milionë e 601 mijë lekë, për 198 punonjës të larguar padrejtësisht nga puna, pas vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

“Fakti që ish punonjësit e larguar nga puna kanë fituar proceset gjyqësore, tregon se largimi i tyre nga puna ka qenë i pa rregullt dhe nga institucioni i DPT nuk janë zbatuar kërkesat e kuadrit rregullator në fuqi për këtë proces”, thuhet në auditimin e KLSH-së.

Këto pagesa të bëra në vitin e pandemisë, ishin 2.7 herë më të larta se ato që u shpenzuan në 2019. Sipas KLSH, tatimet në vitin 2019 kanë paguar për largime të padrejta nga puna 140 milionë e 101 mijë lekë.

Ndërkohë detyrimi i ngelur për DPT më 31.12.2020 për zbatimin e vendimeve gjyqësore për punonjësit e larguar nga puna është në vlerën 184,759 mijë lekë për 168 punonjës. Po ashtu tatimet në 2020 kanë paguar edhe 56.7 milion lekë për bizneset pas vendime gjyqësore të formës së prerë.

Për këtë arsye KLSH kërkon nga administrata tatimore të analizohen arsyet e humbjeve të gjyqeve dhe të korrigjojnë praktikat e gabuara të largimit të punonjësve nga puna si mundësi për shmangien e shpenzimeve financiare negative në buxhetin e shtetit.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës