TIRANE - Administrata Tatimore njoftoi se edhe në muajin qershor 2014 arriti rezultate pozitive në mbledhjen e të ardhurave, duke sjellë në arkën e shtetit në total rreth 14.14 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shifër është 3.67 miliardë lekë më shumë, me një rritje prej 35.73 përqindësh. Në raport me planin e mbledhjes së të ardhurave të këtij viti, shifra është rreth 550 milionë lekë më e lartë ose 4.11% më shumë.
Kontributet e Sigurimeve Shoqërore janë rritur me 13.2% krahasuar me qershorin 2014 dhe 5.16 % më shumë krahasuar me planin e këtij viti.
Realizimi i të ardhurave në total të mbledhura për 6 mujorin, Janar – Qershor 2014 është në shumën 82.6 miliardë lekë, 12 miliardë ose 17.12% më shumë se një vit më parë. Krahasuar me planin e këtij viti, të ardhurat janë 2.9% më shumë se planifikimi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com