Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zbuloi sot një skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore të punonjësve në biznesin fason, mes të cilëve edhe shtetas Italianë.
Subjekte të ndryshme, që operojnë në sektorin Fason, të lidhura me njëra tjetrën kanë përdorur skemën e hapjes dhe mbylljes së NIPT-ve, kalimin e biznesit nga një emër në një tjetër me qëllim shmangien e pagesës së Sigurimeve Shoqërore për punonjësit e tyre.
“Në subjektet e identifikuara nga Administrata Tatimore janë konstatuar individë me shtetësi shqiptare dhe italiane, që ushtrojnë aktivitete ekonomike në disa qytete të Shqipërisë, të cilët kanë transferuar aktivitetin e tyre nga një emër në një emër tjetër si palë të lidhura, me qëllim shmangien e mundësisë së Administratës Tatimore për mbledhjen e detyrimeve të punonjësve të tyre” thuhet në njoftimin për shtyp të këtij institucioni por pa dhënë saktë shifrën sa janë këto subjekte që kanë shkelur ligjet apo emrat e këtyre subjekteve.
Në zbatim të ligjit nr. 9920 për “Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” ky fenomen është një nga shkeljet më të rënda që një biznes i bën shtetit dhe punëmarrësit pasi këto biznese jo vetëm kanë shmangur detyrimet fiskale, por gjithashtu me veprimet dhe mosveprimet e tyre nëpërmjet skemave të ngritura kanë dëmtuar edhe punonjësit e tyre, të cilëve për një kohë të caktuar nuk i kanë paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, duke i rrezikuar pensionin si dhe mbulimin e shërbimeve shëndetësore.
Për këto raste administrata tatimore ka nisur një hetim që më pas do të pasohet dhe nga kallëzim penal të këtyre shoqërive.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush u pagua vjet me rrogë mbi 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025! Tatimet për Report TV: DIVA ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë
2 Janar, 17:00
-
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
27 Dhjetor 2024, 19:10
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor 2024, 21:09
-
Profesionistët e lirë/ Tatimet: Mbi 7 mijë profesionistëve iu rikthyen 6 mln euro! Çelmeta: 600 prej tyre nuk kanë deklaruar llogaritë
20 Dhjetor 2024, 17:59
-
Hetimi Tatimor zbardh se si zbuloi skemën e pastrimit të 11 mln eurove me kompani guackë deri në Kanada: Njoftuam Prokurorinë!
20 Dhjetor 2024, 12:19
-
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
6 Dhjetor 2024, 21:53
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Vlorë/ 250 punonjës të Fasonerisë në protestë për kushtet e punës, 8 muaj nuk paguhen siguracionet
27 Nëntor 2024, 09:06
-
Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit
15 Nëntor 2024, 10:21
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor 2024, 10:46
Shteti i lejon dhe bashkëpunon në këto skema mashtrimi pastaj bën sikur nuk dinte gjë e fillon i kap hajdutët.
PërgjigjuSa paradoksale aq edhe deshperuese ,sesi administratat shqipare lejon te mashtrohet.Kalimet e pronesise se aksioneve apo kuotave te kapitalit nga njeri tek tjetri ,krijimi i shoqerive e plot gjera te tjera ,lejohen te behen me nje shkrese private te vertetuar apo autentifikuar nga asnje lloj autoriteti .Dikur kete procedure e ndiqte Gjykata e Tiranes ,duke dale me vendim pasi beheshin aktet noteriale ku vertetesia e aktit dhe identifikimi i subjekteve ishte procedure noteriale .Sot "ne kuader te" lehtesive te berit biznes" keto procedura jane shmangur, dhe natyrisht abuzuesit kane fushe te lire te bejne evazion , fallsifikim e çfare t'u bjere nder mend . Kosto per shoeqrine , taksat e shqiptareve qe duhet te paguajne polici tatimore , polici krimi ekonomik, organe te prokurorise , gjykata qe te paudhet te ndeshkohen . Nderkohe qe fenomeni shume mire mund te parandalohet .Cdo procedure te notifikohet dhe ne rast se ka shkelje Noteri paguan demin. Sa pak mend kemi , apo bejme sikur nuk kuptojme?
PërgjigjuA eshte me e thjeshte te konsiderohen edhe keto lloj marredhenjesh pune ne ligjin per njohjen e kontributeve te emigranteve ne Itali dhe pronareve ketej kufirit qe shtyhet pambarim sepse sido qe te behet kjo procedure Nipt i jepet dikujt ne dore apo jo
Kur punetoret te kuptojne se kontrollohen MIRE BUSTEPAGAT,PRA SI QUHET BIZNESI QE I PAGUAN,aty gjejne edhe nddyshimin e titullarit. Menjehere behet vetekontrollim i kontributeve dhe KETU DEL EDHE PERSEJA E SINDIKATAVE TE NDRYSHME,qe zgjidhet nga vete punetoret per ti mbrojtur ne ndjekje te kontrolleve te ndryshme. Nuk mbron partia,duhet vetmbrojtje ne kapitalizem. Shteti kontrollon me kampione,nuk egziston gjekundi kontrolli tapet,eshte kapitalizem