Tatimi i Fasonëve,te 'Ekonomia'
rrëzohet propozimi i LSI-së

Tatimi i Fasonëve,te 'Ekonomia'<br />rrëzohet propozimi i LSI-së
TIRANE- Ministria e Financave nuk mer parasysh propozimin e bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim për mosndryshimin e taksës së tatim fitimit për industrinë me fason që aktualisht është 10%.

Komisioni parlamentar i Ekonomisë la sot në fuqi propozimin e bërë nga Ministria e Financave, për rritjen me 15% të tatim fitimit për fasonistët nga 10% që ishte deri tani, duke mos marrë parasysh propozimin e bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Zv/ministri i Ekonomisë Ervin Mete thotë se nuk mund të bëhet diskriminim.

"Për shkak të efektit të konsiderueshëm në buxhet, ne nuk mund ta mbështesim tani këtë si masë. Siç ju thashë edhe dje, është në synimin tonë që në një të ardhme jo të largët të shohim një paketë totale masash për një sërë sektorësh" – tha Zv/ ministri i Ekonomisë Ervin Mete.

Nga ana e tij deputeti i LSI-së Përparim Spahija mbrojti propozimin e LSI-së.

"Shqipëria është vendi që ofron fare mirë me pagat që ka ky lloj biznesi të zhvillohet akoma më tej, jo që ne t'i krijojmë pengesa. Tani hajde ta gjejmë përgjigjen që 5% që rritesh ça e ka këtë shkak. Biznesi fason është baza e ulët e këtyre punëtorëve që shfrytëzohen në Shqipëri"- tha Spahija.
 
Edhe deputetja e PD-së Liljana Elmazi u shpreh për lënien të pandryshuar të tatim fitimit për fasonët.

”Zotnia po thotë që ky është një biznes pavarësisht se ju thoni që jemi kundër përjashtimeve, kundër diskriminimeve. Personalisht unë jam ta lini tatimin mbi fitimin 10% aq sa ishte sepse po e ulin vendet e rajonit" – tha Elmazi

Në replikë Mete u shpreh "Do të konsiderohej diskriminuese veçanërisht nëse do të përjashtonim ose do të zhvendosim një shkallë më të ulët për konfeksionet në raport me fasonët e tjerë. Dhe e treta, kemi ndjekur një linjë kundër përjashtimeve në të gjithë paketën"

Për mazhorancën kjo konsiderohet si provë nesër në Kuvend kur do të hidhet në votim nen për nen paketa fiskale dhe pr/buxheti 2014.

MINISTRIA: TE MOS APLIKOHET RRITJA E TAKSES SE BANESAVE PER GODINAT E PASHITURA
Ministria e Financave propozoi që të mos aplikohet rritja e taksës së banesave për godinat e pa shitura, me argumentin se apartamentet janë stok. Komisioni pranoi propozimin e zv/ministrit Mete, duke marrë edhe aprovimin e deputetëve të opozitës.

Gjithashtu Komisioni i Ekonomisë vendosi që taksa e banimit të mbetet 10 lekë, ndërsa taksa për ndërtesat e biznesit të bëhet 40 lekë.

"Është e vërtetë që në momentin që ato janë stok trajtohen si ndërtesa për efekt tregëtie dhe biznesi dhe e gjithë sipërfaqja taksohet me tarifën e biznesit. Nga niveli 200 lekë që aplikohet sot për tarifat e biznesit, të zbresim në nivelin 30 lekë për ato që janë apartamente të pashitur. Ndërsa me taksimin e ri do të shkonte 400 lekë. Qëndrimi që ne mbajmë është që jemi dakort që për to të mos aplikohet rritja, por jo të kemi ulje taksash."- tha Mete.

Më herët komisioni i Ekonomisë vendosi edhe futjen në akcizë të pijeve energjike duke kërkuar që ligji të ketë efekt paraveprues për të moslejuar abuzimet nga grosistët.

PROPOZOHEN SHTESE FONDESH PER DISA INSTITUCIONE
Komisioni gjatë seancës së sotme mori në shqyrtim raportet e komisoneve të tjera të Kuvendit, të cilat propozonin shtesë fondesh për disa institucione.
Komisioni i Ekonomisë miratoi shtesë fondesh për disa institucione si Presidencës, 20 milionë lekë, Akademisë së Shkencave 8 milionë lekë, Radio Televizionit Shqiptar 8 milionë lekë, Prokurorisë së Përgjithshme 15 milionë, për Programin e Menaxhimit të Infrastrukturës së Kullimit dhe Ujitjes 100 milionë lekë, për ministrinë e Mjedisit për programin e Administrimit të Pyjeve rreth 440 milionë lekë. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Brace, i kërkoi ministrisë së Financave që në buxhet të parashikohet fondi për ndërtimin e Unazës së Pogradecit, si dhe të zgjidhë problemet e projektit që ka Unaza e Madhe e Tiranës, në zonën e “Kristalit”.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u shpreh optimist se situata ekonomike në vend gjatë vitit 2014, përmes një buxheti realist do të përmirësohet, duke u shprehur se me këtë buxhet Shqipëria do të ecë më shpejt.Buxheti, sipas ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, sjell realizëm, disiplinë të fortë fiskale dhe buxhetore, ndryshim mentaliteti në përdorimin e fondeve publike, përgjegjësi dhe transparencë. Ky buxhet, sipas ministrit Cani, ka rritje prej 14.5 % kundrejt atij të 2013-ës.

Pak ditë më parë Kuvendi miratoi në parim, pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 25 orë, me 79 vota pro dhe 37 kundër projetkbuxhetin e shtetit për vitin 2014.
 
Redaksia Online
(sg/es/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit