Tatimi i profesioneve të lira, administrata tatimore sqaron përditësimin e kodit ekonomik për bizneset

Tatimi i profesioneve të lira, administrata tatimore sqaron përditësimin e kodit ekonomik për bizneset

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se bizneset që nuk ofrojnë shërbime profesionale sipas përcaktimeve të vendimit me listën analitike, por ndërkohë figurojnë të regjistruar si shërbim profesional, duhet të përditësojnë online kodin ekonomik të aktivitetit.

Nga bizneset gjetja e kodit ekonomik në përputhje me listën e miratuar nga Këshilli i Ministrave verifikohet lehtësisht në e-Filing në rubrikën ku deklarohen tatimet. Ndërsa ndryshimet bëhen online nëpërmjet e-Albania.

“Me ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” nga janari 2024 do të tatohen edhe disa profesioni aktiviteti i të cilëve është me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë. cilët janë këta profesione: mjekët, juristët, inxhinierët e IT, avokatët, dentistët, etj që ofrojnë shërbime profesionale. Pavarësisht formës ligjore  përfshihen të gjitha kategoritë. Biznesi im është i regjistruar prej vitesh. Si mund ta kuptoj që duhet të paguaj tatim? Verifiko kodin ekonomik, i cili duhet të jetë i përshtatur me aktivitetin që ushtron.

Ku e gjej këtë kod?

Thjesht fare në llogarinë tende në e-filing, ku deklarohen tatimet. Verifiko kodin në listën e publikuar në faqen e tatimeve dhe ndryshoje nëse është i pasaktë.

Si bëhet ndryshimi?

Gjej kodin ekonomik që përputhet me aktivitetin tënd dhe përditësoje në shërbimet online dhe e-Albania. Aplikim për ndryshim të personit fizik. Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)”, sqarohet në videon e shpërndarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kodi ekonomik për bizneset e profesioneve të lira sipas shërbimeve të ofruara gjendet në listën analitike të vendimit të qeverisë e botuara në Fletoren Zyrtare më dhjetor 2023.

Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, dhe përmban 262 profesione.

Sipas vendimit, në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë, apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive përcakton ndarjen dhe aktivitetin në të cilën bën pjesë tatimpaguesi përkatës

Sipas ndarjes në aktivitete në taksimin e ri do të përfshihen llojet e veprimtarisë, si: Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës; Shërbime të teknologjisë së informacionit; Aktivitete të shërbimit të informacionit; Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve; Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm; Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve; Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit; Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; Aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike; Publiciteti dhe kërkimet e tregut; Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete veterinare; Aktivitete të marrjes e dhënies me qira; Aktivitete të punësimit; Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit; Administrim zyrash mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse; Administrimi publik dhe mbrojtja; Sigurimi social i detyrueshëm; Arsimi; Aktivitete të shëndetit; Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social; Aktivitete të kujdesit social pa akomodim; Aktivitete krijuese; Arte dhe aktivitete çlodhëse; Aktivitete sportive argëtuese dhe çlodhëse; Aktivitete të tjera shërbimi./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë