Tatimi për profesionet e lira/ Çoçoli në 'Studio Live': Duhet të ketë barazi! Zepishta: Profesionisti i lirë do 10 vite shkollim e trajnime, qeveria nuk e merr parasysh

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira.

Ekspertët e ekonomisë, Fatos Çoçoli dhe Igli Zepishta dhanë më shumë detaje në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj lidhur me këtë debat që ka ngjallur edhe irritimin e shumë profesionistëve të lirë në vend, pasi e konisderojnë si të padrejtë tatimin e ri mbi të ardhurat e tyre, sipas ligjit të miratuar në parlament.

Çoçoli shprehet se vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese për ligjin do të jepet pas një jave

'Ndoqën argumentat dhe kundër argumentat ishte një zgjedhje e Gjykatës Kushtetuese të arrihej të merrej mendimi i palëve që kishin ankimuar. Gjykata Kushtetuese mendoi se ka brenda frymës së Kushtetues vend për të arsyetuar dhe marrë vendim. Vendimi do jepet pas një jave. Në këtë mes janë dy shoqata, përfaqësues i  profesioneve të lira, një parti politike dhe po synohet të pezullohet ndryshimet ligjore për tatimin e të ardhurave', thotë Çoçoli.

Zepishta theksoi se ndryshimet e reja ligjore nuk janë në përputhje me frymën e Kushtetutës.

'Ky ligj është nga të vjetrat nuk është ndryshuar që nga ‘98 dhe i ka ardhur koha të reflektojë disa ndryshime në përputhje me BE. Qeveria futi edhe taksimin e profesioneve të lira. Pastaj e zgjeroi gamën e shtresës përveç profesioneve të lira edhe shtresën e shërbimeve. 29 mijë subjekte. Ndryshimi ligjor nuk ishte në përputhje me kushtetutën.

Në gjykimin tonë ajo bënte një diferencim midis të vetëpunësuarve, një pjesë e tatonte një pjesë nuk e tatonte. Në 2023 bëri fillimisht një ndryshim në procedurën, quhej individ tregtar edhe individi i vetëpunësuarve si profesion i lirë. Pra shitje blerje mallrash i ndau nga shtresa e profesionistëve të lirë. Dhe shërbimet i tatoi me 15% dhe pjesën tjetër tregtarët, bar kafet edhe një pjesë tjetër vetëpunësuar nuk i përfshiu sipas deklarateve dhe premtimeve të qeverisë që nuk do jenë me tatim deri në 2029', shprehet Zepishta.

Më tej, Çoçoli shtoi se është parë jnë pabarazi prandaj kanë ardhur ndryshimet në ligjin e tatimit për të ardhurat, pasi një pjesë e bizneseve të vogla me shpenzime mjaft minimale tatohen njësoj si biznese që kanë shpenzime më të mëdha.

'Trajtimi nuk është i barabartë. Në momentin kur u dha kjo mundësi për të mos u paguar biznesi i vogël ishte në vështirësi. Ishte tërmeti, pandemia. Duhej dhënë një ndihmë biznesit të vogël. Pjesa që punëson më shumë është biznesi i vogël dhe bëmë mirë që ia zëruam TVSH. U krijua një situatë e padrejtë dhe përfitoi një pjesë e biznesit të vogël që shpenzimet i kanë shumë të pakta. Fitimin e kanë shumë të lartë. Deri tani ka qenë një periudhë parajse. Në këtë mes mendoj të kemi një barazi. Edhe shtetit të marri taksën dhe të shikohet që kjo taksë të mos jetë e rënduar për profesionistët e lirë', shtoi Çoçoli.

Ndërsa Zepishta e shikon të padrejtë tatimin e ri për profesionistët e lirë, pasi kjo shtresë që të arrijë në këtë stad i duhen vite e vite punë e trajnime dhe më pas tatohen mjaft rëndë nga shteti.

'Nuk mund të jetë logjikë, që këto që fitojnë shumë tatohen. I duhen 10 vjet të investoj në shkollë, trajtime, të investojë pafund të arrijnë në pikë fillestare të fillojë punë. Profesionisti i lirë nuk mund të filloj punë që 18 vjeç. A e vlerëson qeveria këtë investim minimalisht 10 vjet. Nuk është marrë parasysh. Ndoshta kanë thënë na duhen ca para. Shifrat janë kontradiktore. Në vitin 2024 janë hedhur 30 mln euro detyrime nga tatim fitimi', theksoi Zepishta.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja