Katër inspektorë të Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë dhe tre inspektorë të Drejtorisë së Transportit Rrugor Tiranë janë arrestuar për shpërdorim detyre. Gjatë operacionit “Tatimet”, katër inspektorë tatimesh u arrestuan në flagrancë. Ndërsa tre inspektorët e Drejtorisë së Transportit Rrugor Tiranë u arrestuar me urdhër gjykate.
Inspektorët tatimorë
Arrestimi i tatimorëve të akuzuar për shpërdorim detyre është bërë pas hetimeve nga seksioni për Korrupsionin në Drejtorin e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorin e Task-Forcës, së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se këta inspektorë tatimorë, me mosveprime e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar funksionimin dhe ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme biznesi në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë pa përmbushur detyrimet ligjore për regjistrimin e biznesit si dhe pagimin e taksave në Bashkin e Tiranës. Rezulton se këta punonjës të Drejtorisë Tatimore Tiranë kanë shmangur kontrollet.
Të arrestuarit janë:
1-Gjovalin Cacja, 33 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë me detyrën e inspektorit Inspektorit Tatimor, Drejtoria Tatimore Tiranë.
2-Gerta Marku, 27 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë me detyrën e inspektorit Inspektorit Tatimor, Drejtoria Tatimore Tiranë.
3-Kliton Shatku, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë me detyrën e inspektorit Inspektorit Terreni Tatimor, për taksat vendore të Bashkisë Tiranë.
4-Saimir Sulaj, 31 vjeç, lindur në Fushë-Krujë dhe banues ne Tiranë me detyrën e inspektorit Inspektorit Tatimor, Drejtoria Tatimore Tiranë.
Inspektorët rrugorë
Tre inspektorët rrugorë janë arrestuar pasi rezultoi se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë përfitime të paligjshme nga drejtues automjetesh të tonazhit të rëndë në këmbim të mos vendosjes së gjobave.
Në shmangie të gjobave, tre inspektorët merrnin ryshfet nga drejtuesit e automjeteve nga 1 mijë lekë deri në 50 euro për një rast. Nga ana e policisë janë dokumentuar disa raste korruptive të provuara këto shkencërisht, si me akte ekspertimi grafik etj.
Të arrestuarit janë:
1-Arlind Shtëpani, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrën e inspektorit rrugor pranë Drejtorisë të Transportit Rrugor Tiranë.
2-Leonard Dedej, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrën e inspektorit rrugor pranë Drejtorisë të Transportit Rrugor Tiranë.
3- Saimir Latifi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrën e inspektorit rrugor pranë Drejtorisë të Transportit Rrugor Tiranë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

katër inspektorë, nuk bënë detyrën