Tatjana Haxhimihali: Kujtimet e
panjohura të babait tim Aleks Buda

Tatjana Haxhimihali: Kujtimet e<br />panjohura të babait tim Aleks Buda
TIRANE- Jeta dhe aktiviteti i “figurës shumëdimensionale të prof. Budës” është vështirë të përmblidhet. Nuk ka një veprimtari të rëndësishme në fushën e shkencave shoqërore, ku ai të mos ketë dhënë një bashkëpunim, një nxitje, një mendim. Ky ka qenë mendimi i akademikëve dje gjatë promovimit të librit “Aleks Buda, Kujtime 2”, me autore të bijën e profesor Budës, Tatjana Haxhimihalin. Libri me kujtime është një botim i Akademisë së Shkencave. Akademiku Jorgo Bulo u shpreh se “vajza e prof. A.Budës është përpjekur që të japë një pamje jo fort të njohur të jetës së tij, kurrsesi me synimin që të jetë gjithëpërfshirëse.

Kontributi dhe aktiviteti i prof. Budës është trajtuar në mënyrë më të plotë e shkencore nga studiuesit e albanologjisë. Këtu janë përfshirë kryesisht episode që lidhen me aktivitetet jashtë Shqipërisë”. Autorja Haxhimihali është mbështetur për këtë libër në arkivin personal të familjes, në korrespondencën e pasur prej qindra letrash nga bota për A. Budën, po ashtu edhe në kumtime të shkencëtarëve dhe studiuesve tanë dhe të huaj mbi të, në konferenca përkujtimore dhe raste të tjera të ndryshme.

Por të gjitha këto marrin një rëndësi të madhe, ndërkohë që Aleks Buda njihet si themelues dhe president i parë i Akademisë, si bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të “Historisë së Shqipërisë vëllimi I”, si autor i disa studimeve, sidomos i historisw sw “Skënderbeut” për entrogjenezën e popullit shqiptar dhe si autor i shumë shkrimeve publicistike. Buda ka shkruar edhe hyrjen e botimit të veprës së Marin Barletit, "Rrethimi i Shkodrës", e cila u përthye nga Henrik Lacaj dhe u botua në Tiranë në vitin 1967. Aleks Buda është bashkautor i Vëllimit të dytë te "Historia e Shqipërisë", botuar në vitin 1965, etj. Nga libri “Aleks Buda, Kujtime 2”, të autores Tatjana Haxhimihali, shkëpusim një fragment nga kujtimet e Aleks Budës):
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje