Tatuazhet 'e qëndisura' që edhe gjyshja do t'i preferonte (FOTO)

Tatuazhet 'e qëndisura' që edhe gjyshja do t'i preferonte (FOTO)

Foto nga tatuazhi i 'qëndisur'

Tatuazhet janë një trend që nuk ka përcaktim moshe apo gjinie, psi të gjithë janë apasionuar pas tyre që nga moshat më të reja e deri tek ato më të vjetra.

Por gjyshja tradicionale gjithmonë nuk ka qenë dakort kur mbesa apo nipi i saj i ka thënë se do të bënte një tatuazh.

Por me këtë formë të re të bërjes së tatuazhve në formë thurje, gjyshja edhe mund të pranojë.

Qëndisja është një zanat që shumë prej nesh e lidhin me duart e ngrohta dhe të kujdesshme të gjysheve tona.

Kjo tendencë e fundit e tatuazheve vendos copa të qëndisjes së ndërlikuar drejt e në lëkurë dhe ato duken avangarde e nostalgjike në të njëjtën kohë.

Këto tatuazhe dallohen nga lëkura dhe duken si copa veshjesh 3D që njerëzit i veshin drejt e në lëkurën e tyre.

Më poshtë janë disa nga mostrat më të shkëlqyera të tatuazheve ‘të qëndisura’.

Disa nga punimet janë të artistes Fernanda Ramirez.

Ora 19:44
Tatuazhet 'e qëndisura' që edhe gjyshja do t'i preferojë
2/19
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

    Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën