Sali Berisha në deklaratën e ditës së sotme për mediat ka hedhur akuza në drejtim të Taulant Ballës, i emëruar së fundmi ministër i Brendshëm. Në fjalën tij ish-kryeministri tha se Balla është akuzuar në parlament si pritës i 5 milionë eurove para të sjella në Shqipëri me veturat Toyota Yaris.

Sipas Berishës, Balla është thirrur disa herë në SPAK për lidhjet e tij me Gentian Sharrën dhe ndërhyrjet e tij korruptive për dhënien e paligjshme të tenderave te kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës.

'Balla është politikani i inkriminuar, i lidhur kokë e këmbë me vbandën e trafikantëve dhe vrasëse Rrraja të Fushë-Krujës. Ai është personi i akuzuar nga oficeri Emiljhano Nuhu për ndërhyrjre direkte në komisarit për lirimin me forcë të kriminelit Rexhep Rraja, sot në kërkim, djalit të deputetit spocialist, Rrahman Rraja, i cili ishte arrestuar pasi kishte torturuar vajzën e pambrojtur Xhisiela Maloku. Ai me Edi Rarmën, pas lirimit të kriminelit, kërcënuan dhe sulmuan me egërsi oficerin Nuhu, duke e detyruar të largohet nga vendi dhe të kërkojë azil. Me emërimin e Ballës, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, emërohet ministër një person që ka aktualisht dy hetime penale të hapura, njëri komnëtar dhe tjetri ndërkombëtar.

Balla është i akuzuar në parlament si pritës i 5 milionë eurove para të sjella në Shqipëri me veturat Toyota Yaris. Ai këtë akuzë të bërë nga Lulzim Basha e ka mbyllur në Shqipëri, por jo në belgjikë ku hetohet bashkë me akuzuesin e tij. Balla është thirrur disa herë në SPAK për lidhjet e tij me Gentian Sharrën dhe ndërhyrjet e tij korruptive për dhënien e paligjshme të tenderave te kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës. PD deklaron se Edi Rama, duke emëruar në krye të rendit, Taulant Balla, eksponentin kryesor në politikë të lidhur me krimin,drogën, vrasje, e dorëzon në mënyrën përfundimtare rendin në duart e bandave të krimit të organizuar. Edi Rama po i garanton organizatat kriminale dhe lidhjet e tij të faktuara me kartelet e Sinaloas se Shqipëria do jetë parajsa e trafiqeve dhe larjes së parave.'- tha Berisha.

Është vetëm çështje procedurash tashmë që Taulant Balla të emërohet ministër i Brendshëm pas shkarkimit të Bledi Çuçit. Kryeministria dorëzoi në zyrën e presidentit Bajram Begaj, propozimin për emërimin e Taulant Ballës ministër të Brendshëm, pas shkarkimit nga Edi Rama të Bledi Çuçit si pasojë e dhunës së Rrajave për guroren.