Drejtuesi Politik i PS në qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi një takim me të rinjtë në Vorë, ku diskutoi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje dhe rolin e investimeve të huaja në zhvillimin e vendit.

"Në demokraci, zgjedhjet janë mënyra e dëgjimit të njerëzve", u shpreh ai.

Pavarësisht protestave prej 3 javësh, Balla tha se mbështetja për projektin në Zvërnec është e gjerë brenda e jashtë vendit.

"Ajo që më vjen mirë të konstatoj është që shumica e qytetarëve shqiptarë, qoftë në Shqipëri, qoftë në diasporë, e mbështesin projektin në Vlorë. Gjëja më e bukur është që shumica e vlonjatëve e mbështesin", tha Balla.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 21/06/2026 18:05

    po cilin projekt? ti the qe nuk ka akoma projekt ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 19 Qershor, 13:51

    A kanë të drejtë SPAK dhe gjykatat të ndalojnë prezencën e kamerave gjatë seancave publike?