Tavë dheu tradicionale
Përbërësit:
- 500 gr mëlçi
- 250 gr gjizë
- 2 filxhanë yndyrë
- 1 lugë miell
- 1 spec i kuq
- 1 kokërr qepë
- 3 thelpinj hudhre
- Spec djegës
- Kripë, piper
Përgatitja:

Marrim mëlçitë e lara dhe të prera në kubikë dhe i skuqim në pak yndyrë. Shtojmë hudhrën dhe pas skuqjes i vendosim në pjatë. Tek yndyra skuqim qepën, specin e kuq, më pas shtojmë miellin dhe vijojmë me kaurdisjen. Hedhim pak lëng mishi duke e trazuar që të mos formohen kokrriza. Shtojmë gjizën, mëlçitë, specin djegës dhe e kalojmë gatimin në tavë dheu të nxehtë. E vendosim tavën në furrë derisa të marrë ngjyrë dhe yndyra të dalë sipër.
Komento
Komente

