Tava e Iftarit me pure patate, mish pule, speca dhe beshamel
Përbërësit:
Për purenë:
- 600 gr patate
- 2 gota qumësht
- 1 lç kripë
Për mbushjen:
- 3 gjokse pule
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 qepë
- 3 lgj vaj luledielli
- 1 ls kripë
- 1 lç kerri
- Pak piper
Për beshamelin:
- 3 lgj miell
- 3 lgj gjalpë
- 3 gota qumësht
- Kripë
- Arrë moskat
- 200 gr djathë pice
Përgatitja:
Ziejmë patatet që i kemi prerë në kubikë në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i kalojmë në frulator me pak qumësht. E vendosim masën e puresë në tava individuale. Gjokset e pulës i presim në kubikë të vegjël, i kaurdisim në tigan sikurse edhe specat me qepën. Shtojmë erëzat dhe i lëmë për 10 minuta në zjarr të gatuhen. E kalojmë këtë mbushje në tava sipër puresë. Në një tigan shtojmë gjalpin dhe miellin për të bërë beshamelin. E trazojmë miellin derisa të unifikohet me gjalpin, shtojmë qumësht dhe arrë myshk me kripë. E shtojmë beshamelin sipër gjokseve të pulës me speca. E spërkasim në fund me djathë të butë të grirë dhe i vendosim tavëzat të piqen në furrë të parangrohur.