Përbërësit:
- 3 lugë gjelle gjizë
- 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
- 300 gr sallam
- 300 ml ujë
- 1 lugë gjelle miell misri
- 1 kokërr qepë
- 6 thelpinj hudhër
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- 1 lugë gjelle piper i kuq
- Pak piper djegës
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tigan kaurdisim sallamin për 2-3 minuta derisa të lëshojë aromën e tij. E largojmë dhe në të njëjtën yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Shtojmë pak kripë dhe piper dhe e lemë derisa të zbutet e të bëhet transparente. Më pas shtojmë salcën e domates dhe ujin (ose lëng mishi). E lemë të ziejë në zjarr të ulët për rreth 15 minuta. Në një tigan tjetër shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit derisa të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë gjizën, hudhrat e shtypura, piperin e kuq, piperin djegës dhe piperin e zi. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Masën e gjizës e shtojmë te qepa dhe lëngu i mishit, së bashku me sallamin e kaurdisur. E trazojmë mirë dhe shtojmë majdanozin e grirë hollë. E lemë të marrë një valë të lehtë derisa të lidhet masa. Në tavën e dheut të nxehur paraprakisht hedhim përzierjen dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për 15-20 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur të artë. Shërbehet e nxehtë me bukë të thekur fshati.
Komente











