Tavë me brokoli dhe lulelakër
Përbërësit:
- 500 gr brokoli
- 500 gr lulelakër
- 2 karrota
- 10 domate qershi
- 3 kokrra vezë
- 1 gotë qumësht
- 1 lugë gjalpë
- 100 gr djath të bardhë
- 100 gr djath kaçkavall
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë dhe fillimisht ziejmë lulelakrën për 3 minuta, më pas shtojmë brokolin dhe karrotën dhe i lemë të ziejnë së bashku për 3-4 minuta. I vendosim perimet në një tavë të lyer me pak gjalpë duke vendosur dhe disa domatina. Në një tas përziejmë të verdhat e vezëve me qumështin, djathin e bardhë të thërrmuar dhe djathin kaçkavall të grirë në rende. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e hedhim kremin në tavën me perime. Shpërndajmë disa copëza gjalpë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për rreth 20 minuta.