Tavë me patate dhe oriz
Përbërësit:
- 5-6 patate
- 2 karrota
- 1 qepë mesatare
- 1 spec i kuq
- 1 thelpi hudhër
- 1 filxhan çaji oriz
- 4-5 lgj vaj ulliri
- 2 fç ujë / lëng mishi
- Kripë, piper
- Djathë sipas dëshirës
Përgatitja:
Pasi kemi parangrohur furrën, presim të gjitha perimet në forma rrethore dhe i vendosim në një tas ku shtojmë një thelpi hudhër, kripë, piper dhe vaj ulliri.
Lyejmë një tavë me pak vaj dhe shtrojmë orizin e larë dhe të kulluar. E hapim orizin në të gjithë sipërfaqen dhe më pas hedhim perimet e marinuara të pa kaurdisura. Shtojmë pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrë në pjekje për 20 minuta. Pasi perimet janë rreshkur dhe kanë marrë ngjyrë, hedhim dy filxhanët e ujit ose lëngun e mishit. E vendosim tavën në furrë sërish për 20 minuta të tjera. Në 5 minutat e fundit para se t’a largojmë nga furra, shtojmë djathin e thërrmuar.