Tavë me patate dhe spinaq nga zonja Albana

Tavë me patate dhe spinaq

Përbërësit:

  • 4 lgj vaj ulliri
  • 4 qepë të njoma
  • 2 thelpinj hudhër
  • 500 gr patate
  • 500 gr spinaq
  • 5 kokrra vezë
  • 150 gr djathë kaçkavall
  • 1 gotë kos
  • 1 tufë koper
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepët e njoma së bashku me hudhrat në një tigan me vaj ulliri. Sapo qepët të ulin vëllimin shtojmë patatet të prera në kubikë mesatare. Vijojmë pak minuta me kaurdisjen dhe më pas shtojmë spinaqin e grirë. Sapo spinaqi të ulë vëllimin rregullojmë shijen me pak kripë e piper. E kalojmë të gjithë masën e përgatitur në një tavë. Rrahim vezët me kosin dhe erëzat dhe e shtojmë në tavë. E spërkasim në fund të gjithë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për rreth 30 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin