Tavë me perime dhe kabanos special
Përbërësit:
- 3 patate
- 1 qepë
- 100 gr bishtaja
- 4-5 boçe lulelakër
- 1 patëllxhan
- 2 speca me ngjyrë
- 2 thelpinj hudhër
- Salcë domate
- Kabanos special i thatë FIX
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
- Majdanoz
Përgatitja:
Presim perimet në kubikë mesatarë dhe i kaurdisim me vaj ulliri. Më pas shtojmë sallamin e thatë kabanos të prerë në rondele. Pasi perimet kaurdisen mirë shtojmë pak salcë domate të holluar me ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
Komento