Tavë me pure dhe qepë të furrës
Përbërësit:
- 1.5 kg patate
- 6 qepë të mëdha të prera në feta
- 125 ml ujë
- 30 ml verë e bardhë
- 120 gr gjalpë
- 250 ml qumësht
- 5-6 vezë
- 100 gr djathë parmixhan
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Ziejmë patatet (me lëkurë) për rreth 30 minuta, derisa të zbuten. Më pas i qërojmë dhe shtypim si për pure. Në tigan shkrijmë 30 gr gjalpë, shtojmë qepët dhe verën, i mbulojmë me kapak dhe i lëmë të zbuten për rreth 35 minuta në zjarr të ulët, derisa të bëhen si reçel. Nxehim qumështin, e përziejmë me purenë e patateve, shtojmë vezët, gjysmën e djathit, pak kripë e piper dhe i përziejmë mirë. Në një tavë të lyer me gjalpë vendosim gjysmën e puresë, sipër shtojmë qepët e gatuara dhe mbi to vendosim pjesën tjetër të puresë. E spërkatim sipërfaqen me djathin e mbetur dhe disa copëza gjalpi dhe e pjekim në furrë në 180°C për 30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.
Komente












