Tavë me spinaq, kos dhe vezë

Përbërësit:

  • 500 gr spinaq
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare
  • 3-4 vezë
  • 400 ml kos natyral
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • Pak piper i zi
  • Pak gjalpë për tavën
  • Djathë i bardhë i thërrmuar

Përgatitja:

Në një tigan kaurdisim qepën me vaj ulliri derisa të zbutet. Shtojmë spinaqin dhe e kaurdisim për disa minuta derisa të ulë vëllimin dhe të avullojë lëngu. Në një enë rrahim vezët me kripë dhe piper. Shtojmë kosin dhe miellin, i përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene pa kokrriza. Shtojmë spinaqin e ftohur pak në përzierjen me kos dhe vezë. Lyejmë tavën me pak gjalpë, hedhim përzierjen në tavë dhe nëse dëshirojmë shtojmë pak djathë të bardhë sipër. E vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 35-40 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

Këshilla nga Albana: Mund të shtoni pak kopër të freskët ose nenexhik për aromë. Kjo tavë shoqërohet shumë mirë me një sallatë të freskët dhe një gotë dhallë.