Tavë me thjerrëza dhe perime
Përbërësit:
- 200 gr thjerrëza
- 1 karrotë
- 2 presh
- 1 vezë
- 1 lgj miell
- 3 lgj vaj ulliri
- 150 gr djathë i grirë
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Kaurdisim preshin e prerë në formë rrethore në vaj ulliri. Shtojmë karrotën e grirë në rende, kripën dhe piperin. Thjerrëzat pasi i kemi shpëlarë i ziejmë dhe i kullojmë. Bashkojmë masat duke shtuar vezën dhe miellin. E shtrojmë gatimin në tavë të lyer me pak vaj, e mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta.