Tavë preshi me krahë pule
Përbërësit:
500 gr presh
1 qepë e thatë
2 thelpinj hudhër
500 gr krahë pule
2 karrota
400 ml ujë ose buljon pule
2 gjethe dafine
Vaj ulliri
Salcë domate
Uthull rrushi ose limon
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Kaurdisim mishin e pulës nga të dy anët, më pas e largojmë mishin dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Pas 5 minutash shtojmë karrotën të prerë në rrathë dhe preshin në copa të mëdha. Pasi preshi ka filluar të zbutet shtojmë salcën e domates, gjethet e dafinës si dhe krahët e pules. Hedhim ujë ose buljon në masë të përbërësve dhe e lemë gatimin të ziejë për rreth 30 minuta në zjarr të ngadaltë. Rregullojmë shijen me pak uthull (ose lëng limoni) kripë, piper të zi dhe piper të kuq.