Këngëtarja e muzikës pop, Taylor Swift, ka treguar edhe njëherë se një pjesë të fitimeve të saj preferon ta shpenzojë për qëllime bamirësie.
Këtë rradhë 25 vjecarja ka dhuruar jo pak, por plot 50 mijë dollare për një fanse të sajën që vuante nga leucemia.
Familja e Naomi Oakes nga Arizona hapi një faqe online për të grumbulluar ndihma, vetëm pasi zbuluan në fund të qershorit se vogëlushja e tyre 11 vjecare vuante nga leucemia akute.
Vetëm 28 orët e para të qëndrimit në spital i kushtuan familjarëve dymijë dollarë dhe ata shpresonin të grumbullonin edhe 30 mijë të tjera për të siguruar trajtimin e vajzës, transmeton The Telegraph.
Vajza e vogël tërhoqi vëmendjen e Swift me anë të një coveri të këngës "Bad Blood", si këngë frymëzuese kushtuar sëmundjes së leucemisë.
Swift dhuroi tri herë nga 15 mijë dollarë dhe një donacion tjetër pesëmijë eurosh me mesazhin: “Drejt bukuroshes dhe guximtares Naomi, më vjen keq që do të mungosh në koncert, por do të ketë koncerte tjera.
Le të përqendrohemi që t’i të bësh më mirë. Po i dhuroj donacionet me përqafime të mëdha për ty dhe familjen tënde”.
/Shqiptarja.com