Ceremonia madhështore e VMA mbrëmjen e djeshme ka patur një rëndësi të dyfishtë për këngëtaren Taylor Swift, për vetë arsyen se këngëtarja priti 'ditën e madhe' për të publikuar këngën e saj më të fundit të shoqëruar me një klip shumë të veçantë.
Klipi i këngës së titulluar 'Wildest Dreams' është xhiruar 'në të egër' dhe është frymëzuar nga historitë e bukura të dashurisë të viteve '50.
Regjizori i 'Wildest Dreams' është Joseph Kahn, që ka ideuar edhe dy videot e mëparshme të 22-vjeçares, 'Blank Space' dhe 'Bad Blood'.
Taylor duket magjepsëse me flokët brune, trupin e hajthëm dhe fustanet klasike, ndërsa fabula e këngës është e dhimbshme për të gjithë 'romantikët e pashpresë' siç është dhe e dashura e Calvin Harris.
/Shqiptarja.com