Tayna kalon pushimet me modelen e njohur shqiptare në vendin më 'In' në Amerikë

Tayna kalon pushimet me modelen e njohur shqiptare në vendin më 'In' në Amerikë

Tayna

Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Tayna-n pasi reperja ka sjellë hite të njëpasnjëshme që janë pritur shumë mirë nga publiku shqiptar, e sidomos bashkëpunimi me këngëtaren Dafina Zeqiri. Ajo ka vendosur të nisë pushimet e sezonit veror me një nga modelet më të njohura shqiptare, Vildane Zeneli. Vajzat kanë zgjedhur si destinacionin e tyre një nga vendet më të njohura dhe më luksoze në Amerikë, "The Hamptons".

Ky është vendi më i frekuentuar nga VIP-at më në zë dhe duket se edhe Tayna me Vildanen po e shijojnë atë në maksimum. Ka qenë modelja shqiptare ajo që ka publikuar më së shumti momente ku shfaqet me Tayna-n në makinë, apo kur ndodhen në pishinë, si dhe video gjatë xhiros me jaht.

 Nuk kanë munguar dhe komentet mes njëra-tjetrës në fotot  në “Instagram”, gjë që tregon marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën. Këto pushime kanë ardhur pas një pune të palodhshme, secila në karrierën e tyre dhe tani, presim me padurim të shohim foto të tjera të shkëputura nga momentet më të bukura të udhëtimit të tyre.

Postimet e modeles  Vildane Zeneli

1/3
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Në Rusi janë të sigurt, Sylvinho fton Mirlind Dakun në Euro 2024

Në Rusi janë të sigurt, Sylvinho fton Mirlind Dakun në Euro 2024