Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Tayna-n pasi reperja ka sjellë hite të njëpasnjëshme që janë pritur shumë mirë nga publiku shqiptar, e sidomos bashkëpunimi me këngëtaren Dafina Zeqiri. Ajo ka vendosur të nisë pushimet e sezonit veror me një nga modelet më të njohura shqiptare, Vildane Zeneli. Vajzat kanë zgjedhur si destinacionin e tyre një nga vendet më të njohura dhe më luksoze në Amerikë, "The Hamptons".
Ky është vendi më i frekuentuar nga VIP-at më në zë dhe duket se edhe Tayna me Vildanen po e shijojnë atë në maksimum. Ka qenë modelja shqiptare ajo që ka publikuar më së shumti momente ku shfaqet me Tayna-n në makinë, apo kur ndodhen në pishinë, si dhe video gjatë xhiros me jaht.
Nuk kanë munguar dhe komentet mes njëra-tjetrës në fotot në “Instagram”, gjë që tregon marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën. Këto pushime kanë ardhur pas një pune të palodhshme, secila në karrierën e tyre dhe tani, presim me padurim të shohim foto të tjera të shkëputura nga momentet më të bukura të udhëtimit të tyre.