'Të anulohet goli nëse ke hundë të madhe', Ceferin propozon: VAR të tolerojë një distancë prej 10-20 centimetrash

'Të anulohet goli nëse ke hundë të madhe', Ceferin propozon: VAR të tolerojë një distancë prej 10-20 centimetrash

Përdorimi i teknologjisë dhe konkretisht VAR-it në Premier League ka krijuar shumë polemika sidomos pas ndeshjes Liverpool-Manchester City. Për këtë arsye ‘Daily Mail’ ka kontaktuar me Aleksandër Ceferin, presidentin e UEFA-s, i cili ka pranuar se nuk është një fans i VAR, pasi sipas tij ky sistem i ka hequr disa nga bukuritë futbollit. Megjithatë Ceferin sqaroi se nuk ka kthim pas, por se VAR duhet përmirësuar.

Ai gjithashtu bëri edhe një propozim për pozicionin jashtë loje duke deklaruar: “Nëqoftëse ke një hundë të madhe ‘VAR-i’ të nxjerr jashtë loje. Unë mendoj dhe do të propozoj që të kemi një tolerancë prej 10 deri në një 20 centimetra kur pozicioni jashtë loje të shihet në monitoret e ‘VAR’.”

Një nga problemet më të mëdhaja që po hasin gjyqtarët është akordimi i penalltive në momentin kur ka prekje me dorë të topit brenda zonës. Për këtë çështje Ceferin u shpreh: "Kemi zhvilluar një takim ku thirrëm trajnerët më të mirë si Kloop, Guardiola, Allgeri, Anchelotti dhe Zidan.

Shfaqëm një rast konkret dhe gjysma prej tyre thanë penallti, ndërsa gjysma tjetër nuk ishte dakord. Dua të them se gjyqtarët gabojnë pasi ata nuk janë psikolog nëse lojtarët e kanë prekur me dashje ose jo topin me dorë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja