Të ardhurat nga pushteti vendor llogariten 10.900 milionë lekë

/ATSH/- Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë e qeverisjes vendore në 10 muajt e këtij viti llogariten 10.900 milionë lekë. Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave mbi treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar, shpenzimet për buxhetin vendor (janar-tetorr 2014) kapin vlerën e 23.234 milionë lekëve, kur në të njëjtën periudhë të vitit 2013 ishin 23.640 milionë lekë. Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë taksa mbi pasurinë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale.

Nga taksa për pasurinë në këto dhjetë muaj u arkëtuan 3.101 milionë lekë, nga tatimi i thjeshtuar mbi biznesin 1.576 milionë lekë dhe nga taksa lokale 6.222 milionë lekë. Të ardhurat nga pushteti vendor janë vlerësuar me një rritje në aktin normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2014, nga parashikimi fillestar në 12.7 miliardë leke nga 10.6 miliardë lekë të parashikuara në buxhetin 2014. Ky vlerësim në rritje i të ardhurave të pushtetit vendor është bazuar në ecurinë pozitive të këtyre taksave për 8- mujorin 2014, qe ka qenë rreth 31 % më shumë nga planifikimi. Edhe shpenzimet për pushtetin vendor propozohet të rriten me 4.070 milionë lek, qe reflekton rritjen e të ardhurave nga pushteti vendor në masën 2.1 miliardë leke, rritjen e granteve konkurruese në masën 2.570 milionë leke, si dhe uljen me 600 milionë leke të të ardhurave nga shpërndarja e rentës minerare.

Për një administrim më të mirë të taksave që mblidhen nga pushteti vendor, qeveria ka vendosur heqjen e tatimorëve të pushtetit lokal dhe mbledhjen e tyre nga administrata tatimore për t'ua kthyer më pas bashkive. .
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndiqni intuitën dhe mos kini frikë të merrni vendime të guximshme... Çfarë thonë yjet për ju sot