TIRANË - Të gjithë të ardhurat nga shtija e biletave të aktivitetit "VIENNA NIGHT", të mbajtur në 25 tetor në TKOB i janë dhuruar pasditen e kësaj të mërkure fshatit SOS. Çeku i dhuruar me shumën 646.000 lekë do të përdoret për t’i ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve jetim e të braktisur.
Çeku u dorëzua nga vetë ambasadori austriak në Tiranë, Thomas Schnoll.
Si shenjë mirënjohje drejtoresha e fshatit SOS, Teuta Shkenza i dhuroi ambasadorit austriak Thomas Schnoll titullin "Miku i mirë i fshatit SOS".
"VIENNA NIGHT" u organizua në datën 25 tetor nga ambasada austriake në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në kuadër të festës kombëtare të Austrisë, ideuar nga këshilltari i kryeministrit për kulturën Fate Velaj. Pjesë e VIENNA NIGHT ishte edhe balerini i mirënjohur Eno Peçi.
Të pranishëm në dorëzimin e çekut ishin edhe nënkryetari i Parlamentit të Austrisë, Karlheinz Kopf, drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, Ilir Kerni, si dhe këshilltari për Kulturën pranë Kryeministrisë, Fate Velaj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
bamirësi, iu dhurohen fshatit SOS">