Report Tv ka siguruar pamjet kur grupi prej rreth 15 personash, mes të cilëve edhe biznesmeni Luan Muça, kanë dalë nga hoteli “Regina Palm” në pronësi të Vasil Bedinajt.

Ata shkuan me 8 automjete para hotelit dhe të armatosur u futën në ambientet e brendshme të “Regina Palm”, ku dyshohet se kanë kërcënuar Bedinajn, duke i vënë një gjobë prej 5 milionë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur mes pushuesve, përfshi vajza e gra, të cilët me rroba plazhi kanë qenë të ulur në lokalin e hotelit, për të konsumuar një pije. Ata u përballën me një tufë personash të armatosur, që të krijon përshtypjen e një pushtimi mafioz.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)