Të arrestohesh se proteston me një fletë të bardhë

Të arrestohesh se proteston me një fletë të bardhë

Vajza me flete te bardhe arrestohet ne Rusi

Liria nuk është një hapsirë e zakonshme në këtë globin tonë të jashtëzakonshëm të populluar nga humanë. Madje është një hapsirë e rrallë, që po shijohet në Europë pas diellit që doli nga Lufta e Dytë Botërore; në bllokun ish-komunist, pas rrëzimit të Murit të Berlinit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada... hapësirat e lirisë janë si njolla qielli të kaltër në një botë të mbushur me totalitaristë, autokratë e diktatorë. Shumë prej nesh nuk i kanë dhënë ende një kuptim rezistencës së jashtëzakonshme të popullit Ukrainas ndaj pushtimit rus. Disa, madje, gati-gati nuk e konceptojnë që shumë njerëz po japin jetën vetëm e vetëm të mos jenë nën influencën e Vladimir Putinit dhe të tijës Rusi . Nuk janë pak lindorë e perëndimorë, të mësuar ta shohin liderin e Moskës shpesh të përqafuar, bashkëpunëtor apo bashkëfestas edhe i disa liderëve europianë, dhe nuk ngurrojnë të bezdisen nga ajo që po ndodh. “Nuk kuptojmë pse po silleni kështu!”, i bërtiste një gazetare perëndimore një koleges së saj ukrainase në lidhje nga Kievi me Skype. “Edhe ju doni të fitoni! Edhe ju doni armë! Edhe ju e doni luftën njësoj si Putini!”. Shumë perëndimorë dhe lindorë po harrojnë shpejt shijen e rrallë, unike, të mrekullueshme të lirisë se fjalës, të lirisë së mendimit, të respektit të të ndryshmëve pa rrezikuar që të vdesësh vetëm sepse Je. Atëherë, pakkush e kupton sot se ukrainasit që provuan shijen njerëzore, dinjitoze të lirisë, janë të gatshëm të japin, sic po japin, jetën për të mbrojtur lirinë e tyre. Se vetëm liria qënka më e shtrenjtë sa sa shtëpitë, pasuritë, edhe sa vetë jetët e të vegjëlve dhe të moshuarve të një populli bashkë.

Një vajzë në Moskë shihet të arrestohet nga dy policë vetëm se po proteston me një fletë të bardhë në dorë. Nuk ka shkruar asgjë aty, asnjë fjalë. Por vajza është në një grup njerëzish që nuk e duan luftën, që nuk e duan supremacinë dhe kanë dalë të thonë fjalën e tyre në shesh, prandaj arrestohet.

Një profesor i Duke University u përpoq të kujtojë se sa dëm mund t’i bëjë një populli një lider diktatorial, totalitar, autokrat duke kujtuar Gjermaninë në kohën e Hitlerit dhe Gjermaninë më pas. Një lider i gabuar mund të nxjerrë më të keqen mes njerëzve dhe ta ngrejë në piedestal, sikurse një lider i pajisur me forcën e logjikës dhe të mirës, mund të ndryshojë e përmirësojë rrugën dhe jetët e popullit që drejton.

Ne shqiptarët, si askush tjetër, kemi provuar në lëkurë perandori, pushtues e diktatorë, prandaj na takon ta vlerësojmë, ta ruajmë, ta mbrojmë me krenari e lumturi këtë hapsirë të fituar të lirisë sonë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë